- وَ مِنۡ حَیۡثُ خَرَجۡتَ فَوَلِّ وَجۡہَکَ شَطۡرَ الۡمَسۡجِدِ الۡحَرَامِ ؕ وَ اِنَّہٗ لَلۡحَقُّ مِنۡ رَّبِّکَ ؕ وَ مَا اللّٰہُ بِغَافِلٍ عَمَّا تَعۡمَلُوۡنَ ﴿۱۵۰﴾2 : 150 Nga cilido vend që të dalësh, drejto vëmendjen tënde kah Xhamia e shenjtë. Ajo është e vërteta prej Zotit tënd. Dhe Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që ju bëni.Shpjegime
Fjalët e këtij ajeti nënkuptojnë edhe profecinë se muslimanët një ditë patjetër do ta çlironin Mekën. Pra, ky çlirim i saj nga muslimanët ishte parashikuar nga Kurani jo vetëm në këtë ajet, por edhe në ajete të tjera si 17:81, 28:86 etj. Kjo profeci ishte përmendur edhe në Bibël (Ligji i Përtërirë 33:2), që u përmbush në kohën kur Profeti Muhammed s.a.v.s., me dhjetë mijë sahabë (shenjtorë) hyri në Mekë dhe e çliroi atë.