2 : 149 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ لِکُلٍّ وِّجۡہَۃٌ ہُوَ مُوَلِّیۡہَا فَاسۡتَبِقُوا الۡخَیۡرٰتِ ؕ؃ اَیۡنَ مَا تَکُوۡنُوۡا یَاۡتِ بِکُمُ اللّٰہُ جَمِیۡعًا ؕ اِنَّ اللّٰہَ عَلٰی کُلِّ شَیۡءٍ قَدِیۡرٌ ﴿۱۴۹﴾
    2 : 149 Çdokush ka një synim në të cilin është i përqendruar. Garoni në mirësi! Kudo që të gjendeni, Allahu do t’ju mbledhë bashkë. Pa dyshim, Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
    Shpjegime

    Në shumë pak fjalë, ky ajet tregon të gjithë përbërësit e një jete të suksesshme. Muslimani në radhë të parë duhet të vendosë për vete një synim të saktë. Më pas, duhet t’i kushtojë gjithë vëmendjen, të përpiqet me të gjitha aftësitë e tij për ta arritur atë, të garojë me muslimanët e tjerë me një frymë të shëndoshë konkurrimi, dhe gjithashtu të ndihmojë edhe shokët e tij të dobët duke u bërë thirrje – ngrihuni dhe vazhdoni garën. Fjala muvel-liha gjithashtu do të thotë synim të cilin e vë si prioritetin më të madh, d.m.th. njeriu fillimisht vendos një objektiv dhe pastaj e bën atë si faktor dominues në jetën e tij. Dhe muslimanëve u thuhet – synimi juaj më i madhi të jetë të garoni në mirësi. Lexoni edhe 9:100.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp