2 : 148 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اَلۡحَقُّ مِنۡ رَّبِّکَ فَلَا تَکُوۡنَنَّ مِنَ الۡمُمۡتَرِیۡنَ ﴿۱۴۸﴾٪
    2 : 148 (Kjo) është e vërteta prej Zotit tënd! Pra, mos u bëj ndër dyshuesit.
    Shpjegime

    Konteksti tregon se ajeti nuk i drejtohet Profetit Muhammed s.a.v.s., pasi këtu nuk është folur për profetërinë apo për Kuranin e Shenjtë, por u drejtohet besimtarëve se tani e tutje do të drejtoni fytyrën gjatë namazit kah Qabeja, në vend të Bejtul Makdisit. Allahu i Madhërishëm e thekson se kështu ishte përcaktuar qysh nga fillimi dhe se kjo është përmendur në Librat e mëparshëm si profeci, andaj – ti (o lexues i Kuranit), mos e vë në dyshim këtë pikë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp