2 : 144 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ کَذٰلِکَ جَعَلۡنٰکُمۡ اُمَّۃً وَّسَطًا لِّتَکُوۡنُوۡا شُہَدَآءَ عَلَی النَّاسِ وَ یَکُوۡنَ الرَّسُوۡلُ عَلَیۡکُمۡ شَہِیۡدًا ؕ وَ مَا جَعَلۡنَا الۡقِبۡلَۃَ الَّتِیۡ کُنۡتَ عَلَیۡہَاۤ اِلَّا لِنَعۡلَمَ مَنۡ یَّتَّبِعُ الرَّسُوۡلَ مِمَّنۡ یَّنۡقَلِبُ عَلٰی عَقِبَیۡہِ ؕ وَ اِنۡ کَانَتۡ لَکَبِیۡرَۃً اِلَّا عَلَی الَّذِیۡنَ ہَدَی اللّٰہُ ؕ وَ مَا کَانَ اللّٰہُ لِیُضِیۡعَ اِیۡمَانَکُمۡ ؕ اِنَّ اللّٰہَ بِالنَّاسِ لَرَءُوۡفٌ رَّحِیۡمٌ ﴿۱۴۴﴾
    2 : 144 Kështu pra, ju kemi bërë një popull të baraspeshuar, që ju të jeni dëshmitarë mbi njerëzit dhe i Dërguari të jetë dëshmitar mbi ju. Kiblen që ti e kishe më parë, e kishim caktuar vetëm që të dallonim atë që ndjek të Dërguarin, nga ai që kthehet mbrapsht. Kjo (sprovë) ka qenë e rëndë, por jo për ata që i ka udhëzuar Allahu. Allahu nuk është i tillë që t’jua humbë besimin. Allahu është shumë i Dhembshur (dhe) shumë Mëshirëbërës ndaj njerëzve.
    Shpjegime

    Mësimi i Kuranit të Shenjtë, nga cilado anë ta shohësh, mban urtësi të shumta. Ai nuk ka tepricë, e as mangësi, madje është tërësisht i baraspeshuar. Prandaj, edhe ky umet, pra umeti i Muhammedit s.a.v.s., është quajtur popull i baraspeshuar.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp