2 : 143 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • سَیَقُوۡلُ السُّفَہَآءُ مِنَ النَّاسِ مَا وَلّٰٮہُمۡ عَنۡ قِبۡلَتِہِمُ الَّتِیۡ کَانُوۡا عَلَیۡہَا ؕ قُلۡ لِّلّٰہِ الۡمَشۡرِقُ وَ الۡمَغۡرِبُ ؕ یَہۡدِیۡ مَنۡ یَّشَآءُ اِلٰی صِرَاطٍ مُّسۡتَقِیۡمٍ ﴿۱۴۳﴾
    2 : 143 Njerëzit mendjelehtë patjetër do të thonë: “Çfarë i ktheu ata nga kiblja e tyre, së cilës i drejtoheshin?” Thuaj: “E Allahut është edhe lindja edhe perëndimi. Ai udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë”.
    Shpjegime

    1) Kible është fjalë e gjuhës arabe që do të thotë drejtim. Në terminologjinë e fesë Islame, ajo nënkupton drejtimin nga Qabeja, drejtim në të cilin besimtari duhet të jetë gjatë faljes së namazit.

    2) Në disa ajete të mëparshme një referencë e theksuar iu bë faktit se në zbatim të një plani Hyjnor, Hazret Ibrahimi a.s. kishte vendosur gruan e tij, Haxheren, dhe djalin, Ismailin, në Luginën e zymtë dhe djerrë të Mekës. Kur Ismaili u rrit, Ibrahimi a.s. e rindërtoi Qabenë me ndihmën e tij dhe gjatë rindërtimit të saj iu lut Zotit që të ngrinte në mesin e arabëve një Profet të madh, i cili të ishte Prijësi i njerëzimit për të gjitha kohërat (2:128-130). Pra, deri në kohën e Ibrahimit a.s., vendi ku ndodhej Qabeja ishte një humbëtirë. Vetëm në kohën kur u shfaq ky Profeti i madh, plani i Zotit hyri në veprim dhe Qabeja u bë kible për mbarë njerëzimin. Por ndërsa ishte në Mekë, Profeti i Shenjtë s.a.v.s., në përputhje me praktikën e tij të vjetër dhe gjithashtu me urdhrin Hyjnor, falej duke e drejtuar fytyrën kah Jerusalemi, i cili ishte kiblja e Profetëve izraelitë. Pasi mërgoi në Medine ai vazhdoi të falej me fytyrë nga Jerusalemi, por pas disa muajsh, u zbrit urdhri Hyjnor të kthente fytyrën drejt Qabesë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp