2 : 134 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اَمۡ کُنۡتُمۡ شُہَدَآءَ اِذۡ حَضَرَ یَعۡقُوۡبَ الۡمَوۡتُ ۙ اِذۡ قَالَ لِبَنِیۡہِ مَا تَعۡبُدُوۡنَ مِنۡۢ بَعۡدِیۡ ؕ قَالُوۡا نَعۡبُدُ اِلٰہَکَ وَ اِلٰـہَ اٰبَآئِکَ اِبۡرٰہٖمَ وَ اِسۡمٰعِیۡلَ وَ اِسۡحٰقَ اِلٰـہًا وَّاحِدًا ۚۖ وَّ نَحۡنُ لَہٗ مُسۡلِمُوۡنَ ﴿۱۳۴﴾
    2 : 134 A ishit atëherë kur Jakubit i kishte ardhur momenti i vdekjes, kur ai i pyeti bijtë e tij: “Kë do të adhuroni pas meje?”? Ata i thanë: “Do të adhurojmë Zotin tënd dhe Zotin e etërve të tu, të Ibrahimit, të Ismailit dhe të Is’hakut, një Zot të Vetëm dhe Atij i nënshtrohemi”.
    Shpjegime

    Ismaili a.s. ishte xhaxhai i Jakubit a.s. (Jakubi a.s. u quajt edhe Izrael), dhe megjithatë fëmijët e Jakubit, pra bijtë e Izraelit, në këtë ajet, e përfshijnë Ismailin a.s. në mesin e “etërve” të tyre, gjë që tregon se fjala eb e arabishtes (baba) ndonjëherë nënkupton edhe xhaxhain. Bijtë e Jakubit, pra, izraelitët, tregonin respekt të madh ndaj Hazret Ismailit a.s., xhaxhait të tyre.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp