2 : 128 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اِذۡ یَرۡفَعُ اِبۡرٰہٖمُ الۡقَوَاعِدَ مِنَ الۡبَیۡتِ وَ اِسۡمٰعِیۡلُ ؕ رَبَّنَا تَقَبَّلۡ مِنَّا ؕ اِنَّکَ اَنۡتَ السَّمِیۡعُ الۡعَلِیۡمُ ﴿۱۲۸﴾
    2 : 128 Dhe kur Ibrahimi ngrinte themelet e Shtëpisë, edhe Ismaili po ashtu, (ata luteshin) “O Zoti ynë! Pranoje këtë prej nesh! Me të vërtetë, Ti je Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi!
    Shpjegime

    A ishte Ibrahimi a.s. themeluesi i Qabesë, apo vetëm rindërtuesi i saj, është një pyetje që ka shkaktuar diskutime. Disa mendojnë se Ibrahimi a.s. ishte ndërtuesi i parë i saj, kurse të tjerët e gjurmojnë origjinën e tij tek Ademi a.s.. Kurani (3:97) dhe traditat autentike mbështesin pikëpamjen se edhe para ngritjes së Qabesë nga Hazret Ibrahimi a.s., ekzistonte një lloj strukture, por që ishte rrënuar dhe kishin mbetur vetëm ca gjurmë të saj. Fjala el-kavaid në këtë ajet tregon se themelet e Shtëpisë ishin aty, të cilat i kishin ngritur Ibrahimi dhe Ismaili a.s.. Përveç kësaj, lutja e Hazret Ibrahimit a.s. në kohën kur ai e kishte lënë familjen e tij (Ismailin a.s. dhe nënën e tij) në Mekë – “O Zoti ynë! Kam vendosur disa nga fëmijët e mi në një luginë pa bimësi, pranë Shtëpisë Sate të Shenjtë” (14:38) – tregon se Qabeja kishte ekzistuar edhe para se Hazret Ibrahimi a.s. të kishte vendosur gruan dhe djalin e tij në Luginën e Mekës. Këtë pikëpamje e mbështet edhe hadithi (Buhari, nr. 3364). Të dhënat historike gjithashtu mbështesin mendimin se Qabeja ekziston që nga lashtësia. Lexoni edhe 3:97.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp