- مَا نَنۡسَخۡ مِنۡ اٰیَۃٍ اَوۡ نُنۡسِہَا نَاۡتِ بِخَیۡرٍ مِّنۡہَاۤ اَوۡ مِثۡلِہَا ؕ اَلَمۡ تَعۡلَمۡ اَنَّ اللّٰہَ عَلٰی کُلِّ شَیۡءٍ قَدِیۡرٌ ﴿۱۰۷﴾2 : 107 Në vend të çdo shpalljeje që Ne e shfuqizojmë ose e bëjmë të harrohet, patjetër sjellim një tjetër më të mirë sesa ajo ose të ngjashme me të. A nuk e di se Allahu pa dyshim është i Plotfuqishëm për çdo gjë?!Shpjegime
Shpesh ky ajet keqinterpretohet dhe bazuar te ky thuhet se disa ajete të Kuranit janë të shfuqizuara, përfundim ky që është tërësisht i gabuar dhe i pajustifikuar. Nuk ka asgjë në këtë ajet dhe as në kontekst, që të tregojë se fjala arabe ajet (shenjë, ajet, shpallje etj..) t’u referohet ajeteve të Kuranit. Konteksti, si në ajetet e mëparshme, ashtu edhe në vijim, flet për ithtarët e Librit dhe për mërinë e tyre ndaj Shpalljes së re, pra, ndaj Kuranit. Kjo tregon se këtu fjala ajet u referohet jo ajeteve të Kuranit, por Shpalljeve ose Librave të mëparshëm. Shpalljet e mëparshme përmbanin dy lloje urdhërimesh: (a) ato që duheshin shfuqizuar për shkak të ndryshimit të kushteve apo të rrethanave, dhe (b) ato që përmbanin të vërtetat absolute, por që kishin nevojë të përsëriteshin, në mënyrë që njerëzve t’u kujtohej e vërteta e harruar. Dhe ajeti në fjalë thotë, për këto arsye, Allahu dërgon Shpalljen e re, më të mirë sesa e mëparshmja, ose të ngjashme me të. Duke mos e kuptuar këtë ajet, mes shumë dijetarëve muslimanë filloi një polemikë e gjatë për ajetet shfuqizuese dhe ato të shfuqizuara. Këta komentues shpallën afërsisht pesëqind ajete si shfuqizuese dhe po aq si të shfuqizuara. Hazret Mirza Ghulam Ahmedi, Imam Mehdiu a.s. e tregoi shpjegimin e mësipërm të këtij ajeti dhe pohoi se nuk shfuqizohet asnjë pikë nga Kurani.