2 : 72 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • قَالَ اِنَّہٗ یَقُوۡلُ اِنَّہَا بَقَرَۃٌ لَّا ذَلُوۡلٌ تُثِیۡرُ الۡاَرۡضَ وَ لَا تَسۡقِی الۡحَرۡثَ ۚ مُسَلَّمَۃٌ لَّا شِیَۃَ فِیۡہَا ؕ قَالُوا الۡـٰٔنَ جِئۡتَ بِالۡحَقِّ ؕ فَذَبَحُوۡہَا وَ مَا کَادُوۡا یَفۡعَلُوۡنَ ﴿٪۷۲﴾
    2 : 72 Ai u tha: “Ai thotë se ajo është një lopë, që nuk u mbajt nën zgjedhë që të lëvronte tokën ose të vadiste arat. Ajo është e shëndoshë dhe pa ndonjë njollë”. “Tani na the të vërtetën”, thanë ata. Pra, e therën, edhe pse nuk ishin të gatshëm për ta bërë këtë gjë.
    Shpjegime

    Izraelitët kishin jetuar për një kohë të gjatë midis egjiptianëve, të cilët e adhuronin lopën. Kështu, nderimi për këtë kafshë kishte hyrë edhe në zemrat e izraelitëve. Kjo është arsyeja se kur ata bënë një idhull për vete, e bënë pikërisht në formën e një viçi (Kurani 2:52; Bibla, Eksodi 32:4). Sipas Biblës, ata u urdhëruan vazhdimisht ta sakrifikonin lopën, në mënyrë që mendjet e tyre të pastroheshin nga ndjenjat e nderimit për të (Bibla, Numrat 19:1-9; Levitiku 4:1-21; 16: 3, 11). Vërehet se ata kishin një lopë të veçantë, të cilën e mbanin përzemër dhe që nuk donin ta thernin. Kur Zoti i porositi të thernin një lopë, në vend që të thernin ndonjë lopë, u hyri frika se mos ishte fjala pikërisht për lopën e tyre të preferuar. Kështu ata vazhdimisht i kërkuan Musait a.s. që Zoti ta specifikonte lopën. Dhe si rezultat i pyetjeve të tyre, Allahu ua përcaktoi pikërisht lopën e tyre të përzgjedhur.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp