2 : 66 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ لَقَدۡ عَلِمۡتُمُ الَّذِیۡنَ اعۡتَدَوۡا مِنۡکُمۡ فِی السَّبۡتِ فَقُلۡنَا لَہُمۡ کُوۡنُوۡا قِرَدَۃً خٰسِئِیۡنَ ﴿ۚ۶۶﴾
    2 : 66 Ju pa dyshim i njohët ata që gjenden mes jush, që i shkelën kufijtë në lidhje me sabatin, të cilëve Ne u thamë: “Bëhuni majmunë të poshtër!”
    Shpjegime

    Mësimet e Islamit na tregojnë se njeriu që jeton në këtë botë, derisa nuk arrin të përfundojë rrugëtimin e tij të pastrimit shpirtëror, dhe derisa nuk arrin t’i largojë mendimet dhe ndjenjat e këqija nëpërmjet adhurimeve të pastra dhe të sinqerta, i përngjan ndonjë kafshe a krimbi. Në këtë kuptim, Zoti i Madhërishëm i përshkroi hebrenjtë e pabindur se ata ishin bërë majmunë dhe derra. Pra, nuk bëhet fjalë për ndonjë mishërim të tyre në kafshët e përmendura, por se ata u përngjanin këtyre kafshëve në veti dhe në karakter. Në një profeci, edhe i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e ka përdorur këtë metaforë për dijetarët e këqij. Ai thotë: “Populli im do të përballet me një ankth dhe njerëzit do t’u drejtohen dijetarëve, por ata do t’i gjejnë majmunë dhe derra”. (Kenzul-ummal, nr. 38727). Lexoni edhe 5:61.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp