2 : 58 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ ظَلَّلۡنَا عَلَیۡکُمُ الۡغَمَامَ وَ اَنۡزَلۡنَا عَلَیۡکُمُ الۡمَنَّ وَ السَّلۡوٰی ؕ کُلُوۡا مِنۡ طَیِّبٰتِ مَا رَزَقۡنٰکُمۡ ؕ وَ مَا ظَلَمُوۡنَا وَ لٰکِنۡ کَانُوۡۤا اَنۡفُسَہُمۡ یَظۡلِمُوۡنَ ﴿۵۸﴾
    2 : 58 Ju nënshtruam retë që t’ju bënin hije dhe ju zbritëm manën dhe selvanë (dhe ju thamë) “Hani nga ushqimet e pastra që ju dhamë”. Ata nuk na bënë padrejtësi Neve, por i bënë padrejtësi vetvetes.
    Shpjegime

    Fjala arabe për manën është men-ne, që do të thotë mirësi. Andaj, gjithçka që ata morën nga mirësia e Allahut është men-ne. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Tartufi është një men-ne” (Tirmidhi, nr. 2068). Po kështu, rrëshira që lëshojnë disa bimë dhe që është e ëmbël, quhet men-ne. Kurse selva është thëllëza. Andaj, kuptimi i ajetit është – Ne krijuam për ju me bollëk tartufë, rrëshirë të ëmbël dhe thëllëza.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp