2 : 55 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اِذۡ قَالَ مُوۡسٰی لِقَوۡمِہٖ یٰقَوۡمِ اِنَّکُمۡ ظَلَمۡتُمۡ اَنۡفُسَکُمۡ بِاتِّخَاذِکُمُ الۡعِجۡلَ فَتُوۡبُوۡۤا اِلٰی بَارِئِکُمۡ فَاقۡتُلُوۡۤا اَنۡفُسَکُمۡ ؕ ذٰلِکُمۡ خَیۡرٌ لَّکُمۡ عِنۡدَ بَارِئِکُمۡ ؕ فَتَابَ عَلَیۡکُمۡ ؕ اِنَّہٗ ہُوَ التَّوَّابُ الرَّحِیۡمُ ﴿۵۵﴾
    2 : 55 Dhe kur Musai i tha popullit të tij: “O populli im! Vërtet ju shkelët veten tuaj, duke e marrë viçin për zot. Kthehuni, pra, të penduar te Krijuesi juaj dhe vritni veten tuaj. Kjo te Krijuesi juaj është më e mira për ju”. Pastaj Ai jua pranoi pendesën duke ju mëshiruar. Pa dyshim, Ai është Pendimpranuesi, Mëshirëbërësi.
    Shpjegime

    Nuk do të thotë që ata të vrisnin veten. Enfuse-kum do të thotë vetja juaj; të afërmit tuaj; dëshirat tuaja të ulëta. Enfus është shumësi i fjalës nefs, që gjithashtu do të thotë dëshirë. Për të pasur pastrimin shpirtëror, bijtë e Izraelit ishin urdhëruar të luftonin dëshirat e tyre, metodë e cila në kuptimin e figurshëm quhet “vetasgjësim”. Kurse pohimi që gjendet në Bibël se ata u urdhëruan që “secili të vrasë vëllanë e tij, mikun e tij, fqinjin e tij!” (Bibla, Eksodi 32:27), nuk mbështetet nga Kurani, pasi Kurani pohon se ata u falën (4:154), madje edhe udhëheqësi i devijuar i tyre, Samiriu, nuk u vra (20:98). Edhe fjalët vijuese të këtij ajeti: “jua pranoi pendesën duke ju mëshiruar …” e mbështesin këtë komentim në lidhje me bijtë e Izraelit.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp