2 : 31 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اِذۡ قَالَ رَبُّکَ لِلۡمَلٰٓئِکَۃِ اِنِّیۡ جَاعِلٌ فِی الۡاَرۡضِ خَلِیۡفَۃً ؕ قَالُوۡۤا اَتَجۡعَلُ فِیۡہَا مَنۡ یُّفۡسِدُ فِیۡہَا وَ یَسۡفِکُ الدِّمَآءَ ۚ وَ نَحۡنُ نُسَبِّحُ بِحَمۡدِکَ وَ نُقَدِّسُ لَکَ ؕ قَالَ اِنِّیۡۤ اَعۡلَمُ مَا لَا تَعۡلَمُوۡنَ ﴿۳۱﴾
    2 : 31 Dhe kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të vë një mëkëmbës në tokë”, ata thanë: “A do të vësh dikë që do të bëjë çrregullime në të dhe do të derdhë gjak, ndërkohë që ne të përkujtojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe përmendim shenjtërinë Tënde?” Ai tha: “Unë e di atë që ju nuk e dini”.
    Shpjegime

    Engjëjt nuk e kundërshtuan qëllimin e Zotit dhe as nuk pretenduan epërsi ndaj Ademit. Pyetja e tyre erdhi pasi u njohën me shpalljen e Zotit, me planin e Tij, për të caktuar një mëkëmbës (kalif). Mëkëmbësi nevojitet atëherë kur duhet të ruhet rendi dhe të zbatohet ligji. Padakortësia, në dukje, e engjëjve nënkuptonte se do të kishte njerëz në tokë që do ta shkelnin ligjin, që do të bënin çrregullime dhe do të derdhnin gjak. Njeriu do të ishte i pajisur me fuqi të mëdha për të bërë të mirën dhe të keqen, dhe engjëjt folën për anën më të errët të karakterit të tij, por Zoti e dinte se po ky njeri mund të ngrihej në lartësi të tilla morale, sa të bëhej pasqyra e atributeve Hyjnore, duke i parakaluar edhe engjëjt. Siç përmendet në udhëtimin e Miraxhit, kur në një pikë edhe krye-engjëlli Xhibrail a.s. i kërkoi Profetit ta vijonte udhëtimin vetëm, pasi më andej as ai nuk mund të shkonte dot. Është interesante që historia e Hazret Ademit a.s. në Kuranin e Shenjtë fillon me fjalët “Dhe kur Zoti yt u tha engjëjve…”, pra, duke iu drejtuar Profetit Muhammed s.a.v.s., gjë që tregon se nuk ishte vetëm Hazret Ademi a.s. qëllimi i gjithë këtij plani Hyjnor, por të gjithë të Dërguarit e Zotit që do të vinin njëri pas tjetrit dhe kulmi i tyre do të ishte pikërisht Profeti Muhammed s.a.v.s.. Kësaj ane të ndritshme të karakterit njerëzor i referohen fjalët “Unë e di atë që ju nuk e dini”.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp