2 : 27 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اِنَّ اللّٰہَ لَا یَسۡتَحۡیٖۤ اَنۡ یَّضۡرِبَ مَثَلًا مَّا بَعُوۡضَۃً فَمَا فَوۡقَہَا ؕ فَاَمَّا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا فَیَعۡلَمُوۡنَ اَنَّہُ الۡحَقُّ مِنۡ رَّبِّہِمۡ ۚ وَ اَمَّا الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا فَیَقُوۡلُوۡنَ مَا ذَاۤ اَرَادَ اللّٰہُ بِہٰذَا مَثَلًا ۘ یُضِلُّ بِہٖ کَثِیۡرًا ۙ وَّ یَہۡدِیۡ بِہٖ کَثِیۡرًا ؕ وَ مَا یُضِلُّ بِہٖۤ اِلَّا الۡفٰسِقِیۡنَ ﴿ۙ۲۷﴾
    2 : 27 Allahut nuk i vjen turp për të paraqitur çfarëdolloj shembulli, as atë të mushkonjës, madje as të asaj që gjendet mbi të. Ata që besuan, e dinë se ai pa dyshim është i vërtetë (dhe vjen) prej Zotit të tyre. Ndërsa mohuesit thonë: “Çfarë deshi Allahu me këtë shembull?” Ai devijon shumëkënd me anë të tij dhe, po me anë të tij, udhëzon shumëkënd. Me anë të tij, Ai nuk devijon askënd tjetër përveç të ligjve.
    Shpjegime

    Një kuptim i fjalëve “ajo që është mbi të” është ajo që e mbart mushkonja, dhe kjo mund t’u referohet edhe mikrobeve që shkaktojnë malarien dhe sëmundje të tjera. Në botë njerëz të panumërt vdesin nga malaria dhe nga sëmundjet që shkaktohen prej saj. “Allahut nuk i vjen turp” do të thotë se nuk ka nevojë t’i vijë turp për të dhënë një shembull të tillë, pasi është një shembull i goditur.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp