- وَ بَشِّرِ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا وَ عَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ اَنَّ لَہُمۡ جَنّٰتٍ تَجۡرِیۡ مِنۡ تَحۡتِہَا الۡاَنۡہٰرُ ؕ کُلَّمَا رُزِقُوۡا مِنۡہَا مِنۡ ثَمَرَۃٍ رِّزۡقًا ۙ قَالُوۡا ہٰذَا الَّذِیۡ رُزِقۡنَا مِنۡ قَبۡلُ ۙ وَ اُتُوۡا بِہٖ مُتَشَابِہًا ؕ وَ لَہُمۡ فِیۡہَاۤ اَزۡوَاجٌ مُّطَہَّرَۃٌ ٭ۙ وَّ ہُمۡ فِیۡہَا خٰلِدُوۡنَ ﴿۲۶﴾2 : 26 Dhe jepu lajm të gëzueshëm atyre që besuan dhe bënë të mira, që për ta ka kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Kurdoherë që do t’u jepet ndonjë frutë prej tyre si ushqim, ata do të thonë: “Kjo është ajo që na ishte dhënë edhe më parë!” Por atyre u ishte dhënë (ushqim) i ngjashëm me të. Gjithashtu, në to do të kenë bashkëshortë të dëlirë dhe atje do të jetojnë përgjithmonë.Shpjegime
1) Në këtë ajet, Zoti i Madhërishëm shëmbëlleu besimin me kopshtin, nëpër të cilin rrjedhin lumenj. Duke dhënë një filozofi shumë të lartë, Zoti në këtë shembull na tregoi që të njëjtën lidhje që kanë lumenjtë me kopshtin, kanë edhe veprat me besimin. Ashtu siç një kopsht nuk mund të gjelbërojë pa vaditje, në të njëjtën mënyrë, besimi nuk mund të qëndrojë pa veprat e mira. Nëse ka besim dhe mungojnë veprat, ai besim është i pavlerë. Dhe nëse ka vepra dhe nuk ka besim, ato vepra janë dukje. E vërteta që tregon Islami është që xheneti është një pasqyrë e besimit dhe e veprave të kësaj bote dhe jo diçka e huaj për njeriun. Pra, xheneti i njeriut buron po prej njeriut. Xheneti është pikërisht besimi dhe veprat e mira të tij. Atë ai fillon ta shijojë që në këtë botë dhe, në një mënyrë të fshehtë, që këtu atij fillojnë t’i duken kopshtet e besimit dhe lumenjtë e veprave të mira. Në botën vijuese këto kopshte do t’i duken hapur. Mësimi i shenjtë i Zotit na udhëzon se besimi i pastër, i palëkundur dhe i përsosur në Zot, në atributet dhe në punët e Tij, është si një kopsht (xhenet) i bukur me plot pemë e fruta, dhe veprat e mira janë si lumenj që e vadisin kopshtin. Lexoni edhe 32:18; 47:16.
2) Fjala ezvaxhun (çifte) nënkupton se xhenetlinjtë do të jetojnë në çifte, që atyre t’u përsoset zhvillimi dhe ata ta gëzojnë prehjen. Sipas Kuranit të Shenjtë, çdo gjë përveç Zotit, ka nevojë për çift. Sipas këtij ligji, edhe banorëve të xhenetit, qofshin burra, qofshin gra, do t’u nevojitet të jenë në çift. Mbetet pyetja se çfarë lloji çiftesh do të jenë, këtë e di Allahu i Madhërishëm, kurse njeriu do ta dijë atë kur të jetë pjesë e xhenetit.