2 : 25 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • فَاِنۡ لَّمۡ تَفۡعَلُوۡا وَ لَنۡ تَفۡعَلُوۡا فَاتَّقُوا النَّارَ الَّتِیۡ وَقُوۡدُہَا النَّاسُ وَ الۡحِجَارَۃُ ۚۖ اُعِدَّتۡ لِلۡکٰفِرِیۡنَ ﴿۲۵﴾
    2 : 25 Por nëse nuk e bëni këtë, dhe patjetër që nuk do të arrini ta bëni, frikësojuni zjarrit, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Ai është përgatitur për mohuesit.
    Shpjegime

    Lënda djegëse mund të jetë në kuptimin figurativ, që do të thotë se dënimi i xhehenemit shkaktohet nga adhurimi i idhujve. Pra, idhujt janë si lëndë djegëse për zjarrin e ferrit, pasi, përveç njerëzve të këqij, edhe ata u bënë mjete për ngritjen e xhehenemit. Ose, gurët nënkuptojnë idhujt që janë të pajetë, të cilët idhujtarët i adhurojnë si zota, dhe ideja është se idhujtarët do të poshtërohen duke dëshmuar se zotat e tyre do të hidhen në zjarr dhe pikërisht ata do t’ua ndezin zjarrin e xhehenemit.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp