2 : 24 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اِنۡ کُنۡتُمۡ فِیۡ رَیۡبٍ مِّمَّا نَزَّلۡنَا عَلٰی عَبۡدِنَا فَاۡتُوۡا بِسُوۡرَۃٍ مِّنۡ مِّثۡلِہٖ ۪ وَ ادۡعُوۡا شُہَدَآءَکُمۡ مِّنۡ دُوۡنِ اللّٰہِ اِنۡ کُنۡتُمۡ صٰدِقِیۡنَ ﴿۲۴﴾
    2 : 24 E nëse jeni në mëdyshje për atë që kemi zbritur mbi robin Tonë, sillni ndonjë sure të tillë dhe thirrni edhe ndihmësit tuaj (që keni përcaktuar) duke e lënë Allahun, po qe se jeni të vërtetë.
    Shpjegime

    Në Kuranin e Shenjtë, në disa ajete përmendet sfida për të sjellë një sure, në disa ajete të tjera sfida për dhjetë sure e në të tjera edhe për gjithë Kuranin. Në këtë ajet Kurani sfidon njeriun të sjellë një sure të tillë. Mund të bëhet fjalë pikërisht për suren El-Bekare. Kjo tregon se kjo sure e vetme trajton përmbledhtas të gjitha çështjet e Kuranit. Ndërsa aty ku përmendet sfida për të sjellë dhjetë sure, nënkuptohen dhjetë sure të Kuranit, qofshin sure të shkurtra që vijnë në pjesën e fundit apo të gjata, shembull të të cilave njeriu nuk do të mund të sjellë. Për sa i përket sfidës për të sjellë shembull të të gjithë Kuranit, as nuk bëhet fjalë që mund ta realizojë njeriu.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp