2 : 21 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • یَکَادُ الۡبَرۡقُ یَخۡطَفُ اَبۡصَارَہُمۡ ؕ کُلَّمَاۤ اَضَآءَ لَہُمۡ مَّشَوۡا فِیۡہِ ٭ۙ وَ اِذَاۤ اَظۡلَمَ عَلَیۡہِمۡ قَامُوۡا ؕ وَ لَوۡ شَآءَ اللّٰہُ لَذَہَبَ بِسَمۡعِہِمۡ وَ اَبۡصَارِہِمۡ ؕ اِنَّ اللّٰہَ عَلٰی کُلِّ شَیۡءٍ قَدِیۡرٌ ﴿٪۲۱﴾
    2 : 21 Vetëtima gati ua rrëmben shikimin. Sa herë që ajo u bën dritë, ata ecin në të; kur u fiket, ndalen. Po të dojë Allahu, mund t’ua marrë edhe dëgjimin, edhe shikimin. Sigurisht, Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
    Shpjegime

    1) Hipokritët, të përshkruar si besimtarë të dobët, janë shumë afër humbjes së shikimit shpirtëror. Ata në fakt nuk e kanë humbur atë, por nëse ballafaqohen vazhdimisht me situata që kërkojnë guxim e sakrificë, që u duken si rrufeja e bubullima, ka shumë të ngjarë ta humbasin atë, pra, besimin e tyre. Por mëshira e Zotit është e tillë që vetëtima jo çdoherë shoqërohet me bubullimë. Shpesh ajo është vetëm një blic i fortë, i cili e ndihmon udhëtarin të ecë përpara gjatë natës. Pra, hipokritët e tillë kur shohin se Islami po përparon, kontribuojnë dhe bashkëpunojnë me besimtarët e tjerë. Por kur vetëtima shoqërohet me bubullima, d.m.th. kur situata kërkon sakrificën e jetës ose të pasurisë, atyre u errën sytë dhe ata mbeten të shtangur, duke refuzuar të vazhdojnë me besimtarët.

    2) Në Kuranin e Shenjtë, fjalia e fundit e këtij ajeti përsëritet shpesh, të cilën disa njerëz e kritikojnë duke ngritur pyetjet si: “Zoti, derisa thotë se është i Plotfuqishëm të bëjë çdo gjë, a mund të bëhet njeri, a mund të vdesë, etj. etj.?” Ma’adhallah! Por vetë kjo fjali e ka edhe përgjigjen. Fjala shej’un (çdo gjë), sipas gramatikës arabe mund të jetë edhe ism (emër), edhe masdar (paskajore) e foljes sha’a (dëshiroj); masdar (paskajore) në gjuhën arabe përdoret edhe si fa’il (veprues), edhe si mef’ul (objekti mbi të cilin bie veprimi), dhe në këtë ajet, fjala shej’un është edhe si objekt. Andaj, kuptimi i plotë i kësaj fjalie është: “Sigurisht, Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë që dëshiron”.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp