2 : 20 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اَوۡ کَصَیِّبٍ مِّنَ السَّمَآءِ فِیۡہِ ظُلُمٰتٌ وَّ رَعۡدٌ وَّ بَرۡقٌ ۚ یَجۡعَلُوۡنَ اَصَابِعَہُمۡ فِیۡۤ اٰذَانِہِمۡ مِّنَ الصَّوَاعِقِ حَذَرَ الۡمَوۡتِ ؕ وَ اللّٰہُ مُحِیۡطٌۢ بِالۡکٰفِرِیۡنَ ﴿۲۰﴾
    2 : 20 ose është si shtrëngata që bie prej qiellit, në të cilën ka errësira, bubullimë dhe vetëtimë. Ata mbyllin veshët me gishtat e tyre për shkak të gjëmimeve nga frika e vdekjes. Allahu i rrethon mohuesit.
    Shpjegime

    Ky dhe ajetet paraardhëse u referohen dy kategorive të hipokritëve: (1) jobesimtarët që u paraqitën si muslimanë; dhe (2) besimtarët që kanë qenë të dobët si në besim, ashtu edhe në vepra, dhe si të tillë, ishin të prirë kah mosbesimi. Ky ajet duket se pasqyron gjendjen e grupit të dytë të hipokritëve, të cilët tremben thjesht me një “shi” të vogël me “bubullima” e “vetëtima”, dhe nuk arrijnë të përfitojnë prej tij. Lexoni edhe shpjegimin e ajetit vijues.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp