2 : 15 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اِذَا لَقُوا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا قَالُوۡۤا اٰمَنَّا ۚۖ وَ اِذَا خَلَوۡا اِلٰی شَیٰطِیۡنِہِمۡ ۙ قَالُوۡۤا اِنَّا مَعَکُمۡ ۙ اِنَّمَا نَحۡنُ مُسۡتَہۡزِءُوۡنَ ﴿۱۵﴾
    2 : 15 Dhe kur takohen me ata që besuan, u thonë: “Ne besuam”, ndërsa kur rrinë vetëm me djajtë e tyre, u thonë: “Në të vërtetë jemi me ju; ne thjesht po talleshim”.
    Shpjegime

    Fjala shejātīn që vjen në këtë ajet, është shumësi i fjalës shejtan, që do të thotë çdo rebel dhe shkelës i kufijve. Po kështu, nisur nga tema e saj, kjo fjalë i referohet edhe atij që largohet (Akrab). Andaj, shejātīn në këtë ajet nënkuptojnë ata hipokritë të mëdhenj, të cilët i largohen së vërtetës dhe tentojnë t’i largojnë edhe të tjerët.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp