- فِیۡ قُلُوۡبِہِمۡ مَّرَضٌ ۙ فَزَادَہُمُ اللّٰہُ مَرَضًا ۚ وَ لَہُمۡ عَذَابٌ اَلِیۡمٌۢ ۬ۙ بِمَا کَانُوۡا یَکۡذِبُوۡنَ ﴿۱۱﴾2 : 11 Në zemrat e tyre ka një sëmundje, andaj Allahu ua shtoi sëmundjen. Ata do të kenë dënim të dhimbshëm, për shkak se gënjenin.Shpjegime
Kur njeriut i vjen sprova ose fatkeqësia, ajo e zhvesh atë. “Sëmundja” që ai e ka të fshehur në zemër, del në pah, dhe e shkatërron atë. Përveç kësaj, është praktika e Zotit që Ai nxjerr vetitë ose veset e fshehura të njeriut. Ai që ka ndonjë dritë në zemrën e tij, Allahu ia zbardh atë duke nxjerrë në pah sinqeritetin e tij. Kurse ai që ka pandershmëri dhe ligësi në zemër, edhe atë ia nxjerr sheshit. Andaj, jeta hipokrite është e mallkuar dhe nuk mund të mbetet e fshehtë, dhe kur del në shesh, e poshtëron njeriun që bën një jetë të tillë. Kështu, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. bëri një ftesë shpirtërore. Disa e pranuan, kurse disa të tjerë e refuzuan. Profetët pikërisht në këtë mënyrë ua zbulojnë njerëzve fatmirësinë ose ligësinë e tyre.