2 : 6 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اُولٰٓئِکَ عَلٰی ہُدًی مِّنۡ رَّبِّہِمۡ ٭ وَ اُولٰٓئِکَ ہُمُ الۡمُفۡلِحُوۡنَ ﴿۶﴾
    2 : 6 Pikërisht këta janë në udhëzim prej Zotit të tyre dhe pikërisht këta janë të suksesshmit.
    Shpjegime

    Këto ajete ndër të tjera përmendin katër kritere, të cilat janë domosdoshmëri për një send që të quhet i përsosur, qoftë ai libër: 1) kriteri autorial, 2) kriteri material, 3) kriteri strukturor dhe 4) kriteri objektiv-kulminant. Shkurtesat Elif.Lam.Mim tregojnë përsosmërinë e Kuranit për sa i përket kriterit autorial, pra, thotë: “Unë jam Allahu, më i Dijshmi”. Kriteri material i Kuranit është në fjalët “Ky është Libri”, domethënë, ky libër buron prej Zotit që di më shumë se të gjithë. Emri libër duke qenë në trajtën e shquar gjithashtu nënkupton se ky është ai Libër i shumëpritur, shpallja e të cilit ishte e parashikuar në Librat e shenjtë të mëparshëm. Kriteri strukturor i Kuranit është ai që përmendet në fjalët “nuk ka dyshim në të”. Çdo fjalë e tij është e qëndrueshme dhe çdo pohim që bën ai është i argumentuar dhe i qartë. Pastaj, kriteri objektiv-kulminant, d.m.th. çfarë ndikimi bën ky Libër, përmendet në fjalët: “Është udhëzim për ata që kanë druajtje”, pra që kanë frikë dhe turp të mëkatojnë dhe ta refuzojnë të vërtetën. Pasi i përmend këto katër kritere, Kurani tregon vetitë më të hollësishme të atyre që kanë këtë druajtje, dhe sqaron se kush janë ata, që do të udhëzohen.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp