- ذٰلِکَ الۡکِتٰبُ لَا رَیۡبَ ۚۖۛ فِیۡہِ ۚۛ ہُدًی لِّلۡمُتَّقِیۡنَ ۙ﴿۳﴾2 : 3 Ky është Libri. Nuk ka mëdyshje në të. Është udhëzim për ata që kanë druajtje,Shpjegime
Ky Libër u sjell dobi atyre të cilët kanë druajtje (takva) dhe që pranojnë këshillën. Fjala takva në arabisht vjen nga folja veka, që do të thotë shpëtoj, ruhem etj., por në literaturën fetare kjo fjalë përdoret për të shënuar ruajtje nga mëkati dhe ligësia, dhe jo thjesht frikë. Vekaje i thonë mburojës. Dhe besimtari që ka takvanë ndaj Zotit, Zotin e merr si mburojë për t’u ruajtur nga mëkati. Kur dikush e pyeti Hazret Ebu Hurejren r.a. se çfarë është takvaja, ai i tha – çfarë bën kur kalon nëpër ferra? – Kaloj duke iu ruajtur gjembave – iu përgjigj pyetësi. – Kjo pikërisht është takvaja, tha ai (Bejhaki, nr. 963). Pra, takva do të thotë të ruhesh nga çdo mëkat, sado i vogël qoftë. Shkalla më e vogël e druajtjes është ajo kur njeriu tregohet i gatshëm të dëgjojë të vërtetën, pa pasur paragjykime. Pra, kur një jomusliman fiton druajtje, atij i largohen mendjemadhësia, dukja dhe paragjykimi. Këto janë errësira që nuk e lejojnë dritën Hyjnore të depërtojë në shpirtin e njeriut.