2 : 2 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • الٓـمّٓ ۚ﴿۲﴾
    2 : 2 Elif.Lam.Mim. (Unë jam Allahu, më i Dijshmi.)
    Shpjegime

    Shkurtesat, si Elif.Lam.Mim, njihen si el-mukatta’at (shkurtesat) dhe vijnë në fillim të jo më pak se 28 sureve dhe përbëhen nga një ose më shumë, deri në maksimum pesë shkronja të alfabetit arab. El-mukatta’at janë shkurtesa që shpalosin atribute të Zotit, njëherësh, edhe disa tema të sures ku ato vijnë. Ato nuk janë vendosur rastësisht në fillim të sureve të ndryshme dhe as shkronjat nuk janë vendosur në mënyrë arbitrare, përkundrazi, ekziston një lidhje e thellë midis tyre. Kurse temat e sureve që nuk kanë shkurtesat, mbartin temat e sureve të mëparshme që i kanë shkurtesat. Nga kuptimet e dhëna për këto shkurtesa, dy duken më autentike: (a) se çdo shkronjë ka një vlerë të caktuar numerike (Shevkaniu, “Fet’hul-Kadir”, nën ajetin 2:1); (b) ato përfaqësojnë atributet e Allahut, siç e thamë më sipër, atribute të cilat janë edhe çelësi i kuptimeve të sureve përkatëse. Kështu, një prej kuptimeve të shkurtesave Elif.Lam.Mim, sipas Hazret Ibni Abasit r.a., është Ene Allahu A’lem, d.m.th. “Unë jam Allahu, më i Dijshmi” (Tefsiri i Bagaviut, nën ajetin 2:1).

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp