1 : 6 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اِہۡدِ نَا الصِّرَاطَ الۡمُسۡتَقِیۡمَ ۙ﴿۶﴾
    1 : 6 Na udhëzo në rrugën e drejtë.
    Shpjegime

    Kjo lutje mbulon të gjitha nevojat e njeriut – materiale dhe shpirtërore, të tashmen dhe të ardhmen e tij. Besimtari lut Zotin që Ai t’i prijë në rrugën e drejtë, në rrugën më të sigurt dhe më të shkurtër. Ka raste kur atij që i tregon rrugën e saktë, ai nuk shkon drejt saj, ose nuk arrin t’i përmbahet dhe e ndërpret rrugëtimin në mes. Kjo lutje e nxit besimtarin që ai të mos kënaqet vetëm duke e parë rrugën e drejtë, por të tregohet këmbëngulës për t’iu drejtuar asaj dhe për të arritur deri në destinacion. Ky pikërisht është kuptimi i fjalës arabe ihdina (na udhëzo), që, siç e tregon vetë Kurani, do të thotë tregoj rrugën (90:11), i prij rrugën dikujt (29:70) dhe e mundësoj dikë të ndjekë rrugën e drejtë (7:44) (Mufredat dhe Beka). Realisht, njeriu në çdo hap dhe në çdo moment ka nevojë për ndihmën e Zotit, andaj, është e nevojshme që ai t’i përmbahet kësaj lutjeje. Gjithashtu, fjala mustekim do të thotë edhe i qëndrueshëm. Andaj, ne duhet t’i kërkojmë Zotit qëndrueshmëri në rrugëtimin tonë drejt Tij dhe se rruga e drejtë është rruga më e qëndrueshme. Në hadithe janë përmendur shumë bekime të sures El-Fatiha. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Një sure të tillë si Ummul-Kur’an (Suren El-Fatiha) Zoti i Madhërishëm nuk e ka zbritur as në Teurat e as në Inxhil. Ajo gjithashtu është shtatëvargëshi i përsëritur dhe rreth saj, Zoti më tha mua: Ajo është e ndarë në mënyrë të barabartë midis Meje dhe robit Tim, dhe çfarëdo lutjeje që të bëjë robi Im përmes saj, do t’i pranohet.” (Nesai, nr. 914). Nuk do të thotë se do t’ju pranohet çfarëdo lutjeje që të bëni përmes sures El-Fatiha, kjo dihet. Por, nëse përdorni mjetet ose parimet që janë përmendur në këtë sure për pranimin e lutjes, lutja juaj do të pranohet patjetër.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp