1 : 3 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ ۙ﴿۳﴾
    1 : 3 të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit;
    Shpjegime

    Në ajetin “Bismil-lah…” atributet Err-Rrahman (mëshirë e përgjithshme, që vjen pa kërkuar) dhe Err-Rrahim (mëshirë për ata që punojnë dhe e kërkojnë) shërbejnë si çelës për të kuptuar gjithë suren, po kështu edhe suret e tjera të Kuranit. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Err-Rrahman është mëshira ndaj botës. Err-Rrahim është mëshira ndaj ahiretit” (Ebu Hajjani, vëll. I, fq. 125). Kurse përmendja e këtyre dy emrave këtu ka një funksion shtesë, lidhjen mes atributeve “Rabbil-ālemīn” dhe “Māliki jeumiddīn”.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp