1 : 1 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾
    1 : 1 Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
    Shpjegime

    Allah është emri i Zotit, i Qenies Supreme. Ai është i Vetmi që zotëron të gjitha cilësitë e përsosura, dhe është i pastër dhe i lirë nga të gjitha dobësitë e imagjinueshme. Në gjuhën arabe, fjala Allah nuk përdoret kurrë për ndonjë gjë a qenie tjetër. Emrat e Zotit që gjenden në gjuhë të tjera shënojnë ndonjë ose disa tipare të Zotit, dhe shpesh ata përdoren edhe në shumës, kurse emri Allah nuk përdoret kurrë në numrin shumës. Allah është fjalë e parme, e thjeshtë, jo e prejardhur dhe nuk përdoret kurrë si fjalë cilësuese.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp