بسم الله الرحمن الرحيم

In the name of Allah, Most Gracious, Most Merciful

Ahmadiyya Muslim Community
Albania

Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd

Download (PDF, 5.43MB)

Jeta e Muhammedit (sa)

Autor: Hazret Mirza Bashiruddin Mahmud Ahmed (ra)

Përshkrim:

Kush ishte Muhammedisa? Për shumë njerëz ai ishte personi më i shenjtë që kishte ekzistuar ndonjëherë, mëshirë për të gjitha botët, profet i paqes dhe si i tillë mbetet një shëmbëlltyrë morale e shpirtërore për ta. Megjithatë, për shkak të gjendjes dhe sjelljes mizore të një pakice që gjithashtu, pa asnjë të drejtë, ia atribuojnë veten atij, disa njerëz i drejtohen edhe me kritika të ashpra. Por ka edhe të tillë që e vlerësojnë drejt, pasi e studiuan jetën e tij. Profeti Muhammedsa, Themeluesi i fesë islame padyshim është një nga personalitetet më të diskutuara të historisë së njerëzimit.

Në këtë biografi të tij, gjurmohet gjallërisht e natyrshëm jeta e tij deri në detaje. Lexuesi do të arrijë një depërtim autentik në historinë jetësore të një njeriu, i cili si askush më parë e ndryshoi historinë e njerëzimit.

“Ndoshta përzgjedhja ime e Muhammedit për vendin e parë në listën e njerëzve më me influencë në botë, do t’u ngjallë çudi disa lexuesve, madje disa mund të ngrenë pyetje rreth kësaj, por, ai është i vetmi njeri në histori që mbeti jashtëzakonisht i suksesshëm, jo vetëm në arenën fetare, por edhe atë laike”, thotë shkrimtari Michael H. Hart. (“The 100: A Ranking of the Most Influential Persons in History”, Carol Publishing Group, f. 8-9)

Më shumë nga Hazret Mirza Bashiruddin Mahmud Ahmed (ra):

thumb-vertetesia-7
Vërtetësia – numri i shtatë
Botim i Xhematit Musliman Ahmedia të Shqipërisë
Hadithe-te-zgjedhura-thumb
Hadithe të zgjedhura
Botim i Xhematit Musliman Ahmedia të Kosovës