Pse është i ndaluar mishi i derrit? - Filozofia e mësimeve të Islamit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Pohimi dhe argumenti duhet të jenë nga Libri i Shenjtë
  2. PYETJA I – Cilat janë tri gjendjet e njeriut?
  3. Viti dyzet i jetës suaj mund të jetë shumë i bekuar
  4. Shpirti është krijesë
  5. Zhvillimi gradual i njeriut
  6. Kuptimi i vërtetë i Islamit
  7. Dallimi mes gjendjeve instinktive dhe morale
  8. Përgënjeshtrimi i doktrinës që ndalon therjen a mbytjen e kafshëve
  9. Tri stadet e reformimit
  10. Ardhja e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. në kohën më të nevojshme të reformimit
  11. Gjendjet instinktive, nëse mbahen në ekuilibër, shndërrohen në morale
  12. Moralet e vërteta
  13. Reformimi i parë – gjendjet natyrore
  14. Ndalimi i mishit të derrit
  15. Gjendjet morale të njeriut
  16. Moralet që aftësojnë njeriun për të hequr dorë nga mëkatet
  17. Pesë ilaçe për të qenë i dëlirë
  18. Moralet lidhur me mirëbërësinë
  19. Trimëria e vërtetë
  20. Vërtetësia
  21. Durimi
  22. Dhembshuria
  23. Kërkimi i një qenieje më të lartë
  24. Arsyeja pse Profeti i Shenjtë s.a.v.s. u shfaq në Arabi
  25. Mirësia e Kuranit Famëlartë ndaj botës
  26. Argumente për ekzistencën e Zotit të Madhërishëm
  27. Cilësitë e Zotit të Madhërishëm
  28. Gjendjet shpirtërore
  29. Një lutje e bukur
  30. Kuptimi i pijeve me kamfur dhe xhenxhefil
  31. Mjeti për të krijuar lidhje të përsosur shpirtërore me Zotin e Madhërishëm
  32. PYETJA II – Çfarë ndodh me njeriun pas vdekjes?
  33. PYETJA III – Cilat janë qëllimet e jetës së kësaj bote dhe si mund të arrihen ato?
  34. PYETJA IV – Cili është zbatimi praktik i Sheriatit në këtë jetë dhe pas kësaj jete?
  35. Urtësia e betimeve të Allahut në gjëra të ndryshme
  36. PYETJA V – Cilat janë mjetet për të arritur dijen dhe njohjen ndaj Zotit?
  37. Natyra e ndërgjegjes njerëzore
  38. Çfarë është shpallja Hyjnore?
  39. Folësi është i nderuar me komunikimin dhe shpalljen Hyjnore
  40. Shpallja e Zotit të Madhërishëm është mjeti për të arritur dijen e përsosur
  41. Dy periudha të jetës së Profetit Muhammed s.a.v.s.
  42. Qëllimi i luftërave të Profetit Muhammed s.a.v.s.
Related Contents from Topics
mishi i derrit

Emërtimi i derrit në arabisht dhe në sanskritisht

Në ndalimin e mishit të derrit duhet të kihet parasysh diçka. Që në emërimin e kësaj kafshe, Zoti tregon për ndalimin e saj, sepse fjala khinzir (derr) është e përbërë nga fjalët khinz dhe ara, që do të thotë: unë atë e shoh shumë të ndytë e të ligë. “Khinz” do të thotë shumë e ndytë dhe “ara” do të thotë unë shoh.

Pra, vetë emri i kësaj kafshe që i është caktuar prej Zotit që nga fillimi, është një argument për ndyrësinë e saj. Është një koincidencë e çuditshme që kjo kafshë, në gjuhën indiane quhet súer. Edhe kjo fjalë është e përbërë nga fjalët su’ dhe ara, që sërish kanë të njëjtin kuptim: unë atë e shoh të keqe. Nuk duhet të befasoheni nga kalimi i fjalës su’ nga arabishtja në gjuhën indiane.

Në librin tonë të titulluar “Minenur-Rahman”, kemi provuar që gjuha arabe është nëna e të gjitha gjuhëve dhe që në gjuhë të tjera, ekzistojnë jo një apo dy, por mijëra fjalë të gjuhës arabe. Pra, su’ është fjalë arabe. Për këtë arsye, në gjuhën indiane su’ do të thotë i keq. Pra, kjo kafshë sërish emërtohet e keqe. Mundet që në kohën kur gjuha e gjithë botës ishte arabishtja, edhe në këtë vend, emri i kësaj kafshe ishte një sinonim i fjalës arabe që është khinzir, dhe deri më sot ai emër ka mbetur. Po, është e mundur që në sanskritisht kjo fjalë të ketë pësuar ndryshime, duke ruajtur një formë të përafërt.

Megjithatë, fjala suer duhet të jetë origjinale, pasi ajo e ka shkakun e emërtimit të saj dhe fjala khinzir është një dëshmi e qartë për këtë. Pra, kuptimi i kësaj fjale, që është “shumë e ndytë”, nuk kërkon ndonjë shpjegim të mëtejshëm.

Njëra prej arsyeve të ndalimit të mishit të derrit

Kush nuk e di që kjo kafshë ha ndyrësira më shumë se të gjitha kafshët dhe është kryekëput e paturpshme dhe e pacipë. Nga kjo, del në pah edhe arsyeja e ndalimit të saj, sepse sipas ligjit të natyrës, mishi i një kafshe të tillë të paturpshme e të ndyrë në trupin dhe shpirtin e njeriut ndikon ndyrazi, siç e kemi provuar që edhe ushqimet medoemos ndikojnë në shpirtin e njeriut. Prandaj, nuk ka dyshim që një e keqe e tillë, ka ndikim negativ.

Mjekë grekë, që në kohën para Islamit, dhanë mendimin e tyre që mishi i kësaj kafshe ul ndjenjën e turpit dhe shfrenon epshet. Sheriati Islam e ndalon edhe mishin e kafshës së ngordhur, sepse edhe ai ndikon me natyrën e vet tek ai që e ha. Mishi i saj është edhe i dëmshëm për shëndetin.

Kafshët që ngordhin dhe ndërkohë gjaku u mbetet në trup, për shembull ajo që mbytet ose që ngordh nga rrahjet, të gjitha këto përfshihen në kategorinë e kafshëve të cofëta. A mund të mbetet në gjendjen e tij fillestare gjaku i mbetur në një kafshë të ngordhur? Padyshim që jo, madje, ai shumë shpejt kalbet dhe nga kalbësia e tij e prish gjithë mishin.

Sipas zbulimeve të fundit, mikroorganizmat e gjakut kur vdesin, përhapin një kalbësi helmuese në gjithë trupin e kafshës.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp