Me shume rezultate...
Kurban Bajrami – Me 23 gusht 2018, shpërndau 460 kg mish mes 115 familjeve në nevojë të Tiranës. Xhemati Musliman Ahmedia vepron me moton e tij “Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd”.
Xhemati Musliman Ahmedia në bashkëpunim me organizatën “Humanity First” (Njerëzimi së pari), shpërndanë më 17 korrik pako ushqimore me mbi 60 kilogram për 75 familje në nevojë në qytetin e Fierit dhe rrethinat e tij. Me bekimin e Zotit në këtë aksion, shpërndamë 4,8 ton ushqime bazë si miell, oriz, makarona, vaj, fasule, salcë, sheqer
Humanity First shtriu dorën e ndihmës edhe në Komunën e Obiliqit, ku përmes drejtorisë për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, përfituan rreth 150 familje.
Ky aktivitet është kthyer në një praktikë të përvitshme, dhe synon nxitjen e të rinjve të garojnë në vepra të mira. “Çdo kush ka një synim, në të cilin ai është i përqendruar, pra garoni në mirësi!
Hazret Mirza Masrur Ahmedi thotë se mësimi i gjuhës angleze është shumë i rëndësishëm për të gjithë muslimanët ahmedianë që emigrojnë në UK. Xhemati Musliman Ahmedia ka kënaqësinë të shpallë se me 13 maj 2018 Udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia, Shenjtëria e tij Hazret Mirza Masrur Ahmedi inauguroi xhaminë Bejtul Hafeez (shtëpia e Mbrojtësit) në
“Feja jonë kërkon të bashkojë njerëzit përmes dashurisë dhe dialogut dhe asnjëher përmes forcës dhe frikës”. Xhemati Musliman Ahmedia ka kënaqësinë të shpallë se me 12 maj 2018 , Kalifi i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmed inaguroi xhaminë Bejtul Mukit (Shtëpia e Zotit të Gjithpushtetshëm) nëWalsall nëWest Midlands të Anglisë. Pas mbërritjes, shenjtëria
Më 18 prill, me bekimin e Zotit ë Madhërishëm, #XhematiMuslimanAhmedia i Kosovës në bashkëpunim me organizatën humanitare #HumanityFirst të Gjermanisë i shtuan shkollës së mesme #NaimFrashëri të Shtimes një kabinet me kompjuterë. Shkolla ka përfituar 10 kompjutera. Elhamdulil-lah!
Sot, bota është në nevojë të dëshpëruar për njerëz që kanë përjetuar një lidhje me Zotin dhe që ndiejnë dhembshuri për krijesat e Tij. … Për të arritur këtë, ne duhet të mbështetemi në forcën e lutjes së sinqertë
Me bekimin e Zotit, Xhemati Musliman Ahmedia i Shqipërisë u solli ndihma 30 familjeve të përmbytura në qarkun e Shkodrës. Falë koordinimit nga Kryetarja e Bashkisë, Znj. Voltana Ademi, arritëm të takonim 30 familje të prekura nga përmbytjet në fshatrat Baks, Ças dhe Pulaj të Velipojës.
Nga Ludovica Iacciono video nga Chiara Brambilla Kalifi ahmedian ka një mesazh për të gjithë Mirza Masrur Ahmedi, Kalifi i Pestë i Xhematit Musliman Ahmedia, po i bën thirrje botës për t’i përqafuar vlerat që afrojnë njerëzit me njëri-tjetrin. Udhëheqësi 67 vjeçar që jeton në pjesën perëndimore të Londrës, beson që vuajtja dhe dhuna gjithnjë në
Me bekimin e Zotit të Madhërishëm, Xhemati Musliman Ahmedia i Shqipërisë i dhuroi Tiranës 100 fidane pisha. Duke iu përgjigjur thirrjes së Kryetarit të Bashkisë, z. Erion Veliaj për të mbjellë 100 mijë pemë, Xhemati Musliman Ahmedia dhuroi 100 fidane pisha qytetit të Tiranës. Aktiviteti u zhvillua më 22 mars 2018, pranë liqenit të Farkës,
Pabarazia, varfëria e skajshme, tregtia ndërkombëtare e armëve dhe politikat e jashtme të padrejta shtyjnë njerëzit në radikalizëm. Rritja e ekstremit të djathtë “ngjall kujtimet e ditëve të errëta të së kaluarës”. Shenjtëria e tij provoi se Islami hedh poshtë të gjitha format e ekstremizmit dhe se konfliktet e sotme janë “gjeo-politike” dhe nuk kanë lidhje me fenë. Ai tha se fuqitë botërore janë verbuar nga shkurtpamësia dhe vizioni brendapërbrenda tunelit. Është koha që njerëzimi të distancohet nga nocioni, se vetëm muslimanët duhet të fajësohen për problemet që ka bota.
Bamirësia – Xhemati Ahmedia Vendosën 2,600 pompa uji në 19 shtete të botës. 14 shkolla në vendet afrikane. Kalifi i Xhematit: “Qëndroni pranë dhe fshijuni lotët atyre që janë lënë pas dore, dhe që janë zemërthyer e të lënduar pa dallim feje a race”
Xhemati Musliman Ahmedia rindërton zonën administrative që ishte djegur nga zjarri. Më 4 mars 2018, Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmed vendosi gurthemelin për bllokun e ri administrativ në kompleksin e xhamisë “Bejtul Futuh” ne Morden të Londrës. Blloku administrativ, i cili do të ketë hapësira multifunksionale, zyra dhe hapësira akomodimi,
Ndihma në disa fshatra të Selenicës, në rrethin e Vlorës. 31 familjeve u janë dhënë pako ushqimesh, familje të cilat janë në varfëri ekstreme. Vizituam fshatin Picar, Peshkëpi, Lubonjë dhe Kotë.
Xhemati Musliman Ahmedia dënon në mënyrën më të fortë të mundshme persekutimin ndaj muslimanëve të Rohingyasë në Mjanmar (Burma). Raportohet që muslimanët në një numër të madh po vriten dhe mijëra të tjerë janë dëbuar nga vatrat e tyre. Kjo sjellje mund të quhet vetëm fyerje ndaj njerëzimit. Xhemati Musliman Ahmedia apelon Komunitetin Ndërkombëtar të
E gjithë bota po përfshihet në një situatë të tillë që duket sikur po marshon drejt shkatërrimit të saj. Superfuqitë janë të angazhuara për të shkaktuar luftë mes muslimanëve. Dhe, siç e them prej disa vitesh, muslimanët janë bërë lodër në duart e tyre, duke e dobësuar kështu fuqinë e vet.
Udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia tha që MTA përbën një përmbushje të shpalljes: “Unë do të çoj mesazhin tënd deri në skajet e botës”. Më 15 Maj 2017, Xhemati Musliman Ahmedia organizoi një pritje speciale për të shënuar 25-vjetorin e stacionit të tij televiziv 24 orësh, gjithashtu global edhe në shumë gjuhë të ndryshme që
Shumë nga vullnetarët tanë, të cilët janë rritur në komfortin e botës perëndimore, kanë udhëtuar në vendet më të largëta e më të privuara të Afrikës vetëm e vetëm për t’i shërbyer njerëzimit
17 të diplomuar zyrtarisht u dekretuan si misionarë të Xhematit Musliman Ahmedia, pasi përfunduan 7 vite të studimit krahasues të feve.
Klinika lëvizëse, inshaAllah, së shpejti do të niset për në Afrikë, ku do t’u ofrojë një sërë trajtimesh esenciale të syve, duke përfshirë kirurgji të kataraktës, njerëzve që jetojnë në disa prej qyteteve dhe fshatrave më të largëta të Afrikës.
Në një kohë kur disa të ashtuquajtur muslimanë po kryejnë aktet më të tmerrshme e të liga në emër të Islamit, bëhet akoma më e nevojshme për muslimanët ahmedianë që të portretizojnë mësimet paqësore të Islamit pa druajtje.
Hazret Mirza Masrur Ahmed u shpreh se bota po kalon përmes kohërave tejet të rrezikshme Kemi kënaqësinë të njoftojmë se më 18 prill 2017, udhëheqësi botëror dhe Kalifi i Pestë i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmedka vendosur gurthemelin e xhamisë së parë të Xhematit Ahmedia në qytetin Raunheim të Gjermanisë. Në ceremoninë e
Hazret Mirza Masrur Ahmed, Udhëheqësi botëror i Xhematit përuroi xhaminë Afijet në qytetin Waldshut-Tiengen të Gjermanisë. Xhemati Musliman Ahmedia, me kënaqësi lajmëron se më datë 10 prill 2017, Udhëheqësi Botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifi i Pestë, Hazret Mirza Masrur Ahmed inauguroi xhaminë Afijet (xhamia e paqes dhe e sigurisë) në qytetin gjerman Waldshut-Tiengen. Kjo
Hazret Mirza Masrur Ahmed do të përurojë xhami të reja gjatë turneut të tij në Gjermani. Udhëheqësi botëror dhe Kalifi i Pestë i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmed mbërriti në xhaminë Bejtus-Subuh, në Frankfurt, Gjermani më 8 prill 2017. Kalifi udhëtoi nga Londra me makinë dhe me mbërritjen në Gjermani, u prit nga
“Në vend që të ngremë mure që na ndajnë, duhet të ndërtojmë ura që na bashkojnë”, ishte thirrja kryesore që Hazret Mirza Masrur Ahmed (Mirza Masroor Ahmad), udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, bëri në simpoziumin kombëtar të paqes, në Londër. Më 25 mars 2017, Udhëheqësi botëror dhe Kalifi i Pestë i Xhematit Musliman Ahmedia,
U takon muslimanëve të ngrihen e të dënojnë të gjitha format e ekstremizmit e të terrorizmit. Kurdo e kudo që ndodhin sulme të tilla, ata duhet t’i dënojnë në mënyrën më të fuqishme
“Të dedikuarit “Vakf-e-nau” kurrë nuk duhet të bëhen shkak i dhimbjes për të tjerët, përkundrazi ata duhet të jenë gjithmonë të sjellshëm, të mëshirshëm dhe të kujdesshëm”. – tha Hazret Mirza Masrur Ahmed Më 26 shkurt 2017, Udhëheqësi Botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifi i Pestë, Shenjtëria e tij, Hazret Mirza Masrur Ahmed iu drejtua
Me përurimin e kësaj xhamie, komuniteti lokal do të jetë më i vetëdijshëm ndaj Xhematit Musliman Ahmedia. Andaj, muslimanët ahmedianë të këtij vendi duhet të përmbushin të drejtat që ata kanë ndaj fqinjëve dhe të informojnë njerëzit lokalë për mësimet e vërteta dhe paqësore të Islamit, në mënyrë që të largohet frika ose keqkuptimi që ata mund të kenë rreth Islamit.
Hazret Mirza Masrur Ahmed, në Simpoziumin e Paqes në Calgary, tha se roli i udhëheqësve botëror është “të bashkojnë njerëzit, në vend që të kërcënojnë muslimanët për të ndaluar të hyjnë në shtetet e tyre” Më 11 nëntor 2016, udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmed mbajti fjalimin kryesor në Simpoziumin e Paqes në
Hazret Mirza Masrur Ahmed përuroi xhami të re në Lloydminster të Kanadasë. Xhemati Musliman Ahmedia ka kënaqësinë t’ju njoftojë se më 5 nëntor 2016, Shenjtëria e tij, Hazret Mirza Masrur Ahmed, udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia përuroi xhaminë Bejtul-Aman në Lloydminster, Saskatchewan të Kanadasë. Menjëherë pas mbërritjes së tij, Shenjtëria e tij zbuloi pllakën
Më 28 tetor 2016, udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmed mbajti ligjëratë në Universitetin York të Torontosë, para një audience prej më shumë se 180 miq. Ndër të pranishmit ishin akademikë, politikanë, përfaqësues të medies dhe analistë. Tema e mbledhjes ishte: “Drejtësia në një botë të padrejtë” Mbledhja u organizua nga
Ajo foli me admirim për integrimin e suksesshëm të muslimanëve ahmedianë në Kanada. Ajo gjithashtu e falënderoi Shenjtërinë e tij për angazhimet e vazhdueshme bamirëse të Xhematit Musliman Ahmedian në Kanada, duke përfshirë kontributet e tij të mëdha në bankat lokale të ushqimeve në Mississauga.
Udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia mbajti fjalim historik në Parlamentin e Kanadasë Udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmed bëri thirrje për barazinë dhe drejtësinë. Ai u mirëprit nga Kryeministri i Kanadasë z. Justin Trudeau dhe dhjetëra ministra, senatorë, deputetë të tjerë. Shenjtëria e tij i dha “Çmimin Sir Zafrullah Khan për shërbimin
Kalifi përuroi xhami të re në Kanada. Shumicën e fondeve dhanë gratë muslimane të Xhematit Ahmedia. Elhamdulil-lah
Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia u bëri thirrje të gjitha shteteve për drejtësinë Më 9 tetor 2016, Xhelsa Salana (Mbledhja Vjetore) e 40-ët e Xhematit Musliman Ahmedia të Kanadasë u mbyll me një fjalim të fuqishëm e drithërues të udhëheqësit botëror të Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmed Më shumë se 25.000 njerëz
“Ne nuk kemi ndonjë fuqi të botës, andaj, gjithçka që mund të bëjmë është që të predikojmë paqësisht mësimet e vërteta të Islamit. Ky është një proces i ngadaltë, por një ditë, ne do të fitojmë zemrat e njerëzve dhe brutalitetet që ekzistojnë sot në botë, do të ndalen. Jemi shumë të vendosur, kështu që, asnjëherë nuk do të heqim dorë nga detyrat tona”.
Ju vetë keni treguar gatishmërinë për t’u shërbyer mysafirëve dhe për të fituar bekimet e Zotit të Madhërishëm. Prandaj, në çdo situatë, përpiquni të paraqitni sjelljen tuaj më të mirë dhe fytyra juaj të shpërndajë vetëm buzëqeshje.
Shenjtëria e tij ka vizituar Kanadanë për të marrë pjesë në Xhelse Salanën (Mbledhjen Vjetore) e 40-të të Xhematit Musliman Ahmedia të Kanadasë. Vizita e tij gjithashtu përkon me 50-vjetorin e themelimit të Xhematit Musliman Ahmedia të Kanadasë.
Kalifi i Xhematit Musliman Ahmedia vuri gurthemelin e dy xhamive dhe përuroi dy xhami në qytete të ndryshme të Gjermanisë.
Gjatë vitit 2015-2016, gjithsej 584,383 njerëz iu bashkuan Xhematit Musliman Ahmedia nga e gjithë bota. Gjithashtu, Xhemati tashmë u themelua në 209 shtete të botës.
Hazret Mirza Masrur Ahmed komentoi trazirat e vendeve muslimane dhe situatën politike të Turqisë. Ai përkrah deklaratën e Papës Françesku se mizoritë e kohës së sotme nuk janë një luftë fetare.
Të gjithë anëtarët e Xhematit Musliman Ahmedia në mbarë botën janë tronditur nga vrasja e Atë Jacques Hamelit në një kishë të Francës.
Xhemati Musliman Ahmedia i shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet më të sinqerta popullit të Francës dhe të gjithë atyre që u prekën nga sulmi i djeshëm në Nice dhe në Paris. Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia thotë: “Sulmet e tilla të neveritshme dhe krejtësisht johumane, duhen dënuar në mënyrën më të ashpër të mundshme”. Islami
Xhemati Musliman Ahmedia i shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet më të sinqerta popullit të Turqisë dhe të gjithë atyre që u prekën nga sulmet në Aeroportin e Stambollit.
Më 11 maj 2016, Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmed u intervistua nga gazeta suedeze “Sydsvenskan” në xhaminë “Mahmud” në Malmo të Suedisë Kur u pyet në lidhje me xhaminë e sapondërtuar, të quajtur “Mahmud”, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha: “Kur kam qenë herën e kaluar (në vitin 2005) këtu ishte
Intervistë për gazetën suedeze “Skanska Dagbladet” Më 11 maj 2016, Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Hazret Mirza Masrur Ahmedi u intervistua nga gazeta suedeze “Skanska Dagbladet” në xhaminë “Mahmud” në Malmo të Suedisë. Pyetjes për rritjen e terrorizmit dhe të radikalizmit të të rinjve, Kalifi iu përgjigj: “Prej
Danimarka – Me 5 Maj 2016, udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifi i pestë, Hazret Mirza Masrur Ahmedi u mirëprit në Danimarkë nga Z. Helle Adelborg, Kryetarja e komunës së Hvidovre dhe këshilltarët Annette Sjobeck, Maria Durhuus, Kenneth Christensen dhe Kashif Ahmad. Gjatë mbledhjes, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha se vendosja e paqes në