Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia mbërrin në Gjermani

Hazret Mirza Masrur Ahmed do të përurojë xhami të reja gjatë turneut të tij në Gjermani.
Udhëheqësi botëror dhe Kalifi i Pestë i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmed mbërriti në xhaminë Bejtus-Subuh, në Frankfurt, Gjermani më 8 prill 2017.
Kalifi udhëtoi nga Londra me makinë dhe me mbërritjen në Gjermani, u prit nga Presidenti i Xhematit Musliman Ahmedia të Gjermanisë, Abdullah Wagishauser dhe qindra muslimanë ahmedianë, burra, gra e fëmijë të Gjermanisë.
Menjëherë pas mbërritjes, Shenjtëria e tij udhëhoqi namazin e akshamit dhe të jacisë në xhaminë Bejtus-Subuh.
Gjatë turneut të tij, Shenjtëria e tij do të përurojë dhe do të vërë gurthemelin e disa xhamive në qytete të ndryshme të Gjermanisë. Gjithashtu, Shenjtëria e tij do të takojë mijëra ahmedianë dhe do të mbajë disa mbledhje me grupe të ndryshme të Xhematit.