Sahabët e Profetit - Lexoni jetën e sahabëve të Profetit Muhammed a.s.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Sahabët e Profetit

Sahabët (arabisht:الصحابة‎ es-sahabah) shokët e Profetit Muhammed a.s., janë gjenerata e parë e muslimanëve, që jetuan me Profetin a.s.. Profeti tha:

أصحابي كالنجوم بأيهم اقتديتم اهتديتم۔

“Sahabët e mi janë si yje; cilindo prej tyre të ndiqni, do të udhëzoheni.”

Sahabët e Profetit Muhammed s.a.v.s. janë ata për të cilët Allahu i Madhërishëm tha në Kuranin e Shenjtë: “Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Allahun”. Ka edhe nga ata, të cilëve që gjatë jetës së tyre Pejgamberi a.s. i njoftoi që ata ishin banorë të xhenetit e që quhen Ashere mubesh-shere, të cilët ishin: 1) Hazret Ebu Bekr es-Siddik r.a.2) Hazret ‘Umer ibn Hattab r.a.3) Hazret ‘Uthman ibn ‘Affan r.a.4) Hazret ‘Ali ibn ebi Talib r.a.5) Hazret Talha ibn ‘Ubejdullah r.a.6) Hazret Zubejr ibnul-‘Avvam r.a.7) Hazret ‘Abdurrahman ibn ‘Auf r.a.8) Hazret Sa’d ibn ebi Vekkas r.a.9) Hazret Sa’id ibn Zejd r.a.10) Hazret Ebu ‘Ubejde ibnul-Xherrah r.a..

Përveç tyre, sahabët e Betejës së Bedrit, ku përfshihen edhe këta 10 të nderuar të lartëpërmendur, gjithashtu kanë një pozitë të lartë në historinë e Islamit. Ata ishin 313 sahabë, për të cilët Profeti Muhammed s.a.v.s. njoftoi se do të jenë në xhenet për shkak të besnikërisë së tyre.

Po kështu, ka shumë sahabë të tjerë, të cilët edhe pse pranuan Islamin pas Betejës së Bedrit, por do të parakalonin shumë të tjerë për t’i sjellë dobi dhe fitore të paimagjinueshme Islamit dhe umetit të Profetit Muhammed s.a.v.s..

Në këtë link, mund të studioni historinë e pikërishtë këtyre njerëzve të nderuar, historinë e brezit të parë të Islamit, jetën e shokëve të Profetit Muhammed s.a.v.s.. Radijallahu ‘anhum ve radu ‘anhu: Allahu ka mbetur i kënaqur me ta dhe ata kanë qenë të kënaqur me Allahun.

Hazret Mirza Masrur Ahmed (a.b.a.)

Hazret Mirza Masrur Ahmed (a.b.a.)

Hazret Mirza Masrur Ahmed (a.b.a.)

Hazret Mirza Masrur Ahmed (a.b.a.)

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp