Dy sahabë të devotshëm të Pejgamberit a.s.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Dy sahabë të devotshëm të Pejgamberit a.s.

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

Përkthim në shqip i fjalimit të së xhumasë së mbajtur nga Hazret Mirza Masrur Ahmedi, Kalifi i Pestë dhe Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, më 16-08-2019.

Hazret Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht, përmendi dy prej sahabëve të Profetit Muhammed s.a.v.s. që morën pjesë në Betejën e Bedrit:

  1. Hazret Katade bin Nu’man Ensari r.a.
  2. Hazret ‘Abdullah bin Madh’un r.a.

Ajetet e Kuranit Famëlartë që u cituan në këtë hutbe:

106.  Pa dyshim, Ne të kemi zbritur librin me vërtetësi, që të gjykosh njerëzit ashtu siç të ka mësuar Allahu. Dhe për të pabesët mos debato!

  1. Kërkoji falje Allahut! Sigurisht, Allahu është shumë Falës, shumë Mëshirëbërës.
  2. Mos debato për ata që janë besëprerë me veten e tyre. Pa dyshim, Allahu nuk e do mëkatarin e pabesë.
  3. Ata fshihen nga njerëzit, por nuk fshihen dot nga Allahu. Ai është me ta kur kalojnë natën duke thënë fjalët që Ai nuk i pëlqen. Allahu i ka vënë rreth punës që bëjnë ata.
  4. Ja, jeni ju që debatoni për ta në jetën e kësaj bote. E kush do të debatojë për ta me Allahun ditën e kiametit, ose, kush do të jetë mbrojtësi i tyre?
  5. Kushdo që bën vepër të keqe ose shkel veten e tij, më pas i kërkon falje Allahut, do ta gjejë Allahun shumë Falës, shumë Mëshirëbërës.
  6. Kushdo që bën mëkat, e bën kundër vetes së tij. Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.
  7. Kushdo që bën gabim ose mëkat, pastaj atë ia vesh një të pafajshmi, mori mbi vete një shpifje dhe mëkat të hapur.
  8. Sikur të mos kishe bekimin e Allahut mbi vete dhe mëshirën e Tij, një grup prej tyre kishte vendosur që domosdo të të devijonte, por ata nuk devijojnë tjetërkënd përveç vetvetes. Ata gjithsesi nuk mund të të dëmtojnë aspak. Allahu të ka zbritur librin dhe urtësinë dhe të ka mësuar atë që nuk e dije. Bekimi i Allahut mbi ty është i madh.
  9. Nuk ka mirësi në shumicën e pëshpëritjeve të tyre, me përjashtim të atij që urdhëron për lëmoshën ose për të drejtën ose për pajtimin midis njerëzve. Atij që e bën këtë duke dashur pëlqimin e Allahut, Ne me siguri do t’i japim shpërblim madhor.
  10. Ai që kundërshton të dërguarin pasi që i është bërë i qartë udhëzimi dhe ndjek (një rrugë) ndryshe nga rruga e besimtarëve, Ne e kthejmë atë atje ku ai është kthyer dhe e shpiem në xhehenem. Sa vendkthim i keq është ai!
  11. Sigurisht, Allahu nuk fal që të barazosh (dikë a diçka) me Të dhe fal çdo gjë tjetër përveç kësaj, për atë që do Ai. Ai që barazon (dikë a diçka) me Allahun, ka humbur në devijim të thellë.

(Surja En-Nisa 4:106-117)

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp