Hilal ibn Umijje r.a. dhe Utbe ibn Gazvan r.a.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Hilal ibn Umijje r.a. dhe Utbe ibn Gazvan r.a.

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

Hilal ibn Umijje el-Ensariu r.a. | هلاَل بن أُمَيّة

Në fjalimin e fundit, kam folur rreth jetës së Hilal ibn Umejes r.a.. Në këtë kontekst, u trajtua dhe lufta e Tebukut. Hilali r.a. ishte një prej tre sahabëve që nuk kishin marrë pjesë në luftë dhe kishin zgjedhur të qëndrojnë në Medinë. I Dërguari i Allahut s.a.v.s., pasi që u kthye nga beteja, kishte shprehur pakënaqësinë për këta persona dhe mori një masë dënimi ndaj tyre. Kjo masë i sfiliti rëndë këta sahabë dhe u shkaktoi dhembje të madhe shpirtërore.  Këta të tre iu drejtuan Allahut me lutje të përshpirtshme dhe me pendim të pastër, derisa Allahu ua pranoi përgjërimin dhe shpalli faljen e Tij përmes një ajeti kuranor.

Hazuri tha: Njëri prej këtyre personave, të cilët nuk donin të dilnin në fushëbetejë, ishte Xhed ibn Kajs. Kur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e pyeti se a do të vinte për t’u ndeshur me romakët, ai u përgjigj se ka frikë të bjerë në sprovë nga gratë e tij. D.m.th. kishte disa obligime familjare, prandaj kërkoi leje të mos sprovohet. Profeti a.s. iu shmang dhe i dha leje për t’u mos paraqitur në luftë. Lidhur me këtë ngjarje, Zoti shpalli një ajet në Kuran:

Prej tyre ka edhe të tillë që thotë: “Më jep leje dhe mos më fut në ngatërresë”. Kujdes! Ata tashmë ranë në ngatërresë dhe sigurisht, xhehenemi do t’i rrethojë mohuesit. (Et-Teube 9:49)

Një hebre i Medinës, i cili njihej me emrin Sailem, shtëpia e të cilit ishte kthyer në qendrën e të gjitha veprimtarive të hipokritëve. Profeti s.a.v.s. ishte vënë në dijeni se hipokritët mblidhen atje dhe po nxisin njerëzit për të bojkotuar luftën e Tebukut në përkahje të tij. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ngarkoi Jasirin me detyrën ta kontrollonte këtë situatë dhe t’u kërkonte atyre sqarim lidhur me fjalët që kishin përhapur. Kur Amari r.a. shkoi atje dhe ua përcolli mesazhin e Profetit s.a.v.s., ata menjëherë iu paraqitën atij dhe i kërkuan falje. Allahu i Madhërishëm ka përshkruar sjelljen e tyre në këtë ajet kuranor:

Hipokritët frikësohen të zbresë ndonjë sure kundër tyre që ua shfaq atë që kanë zemrat e tyre. Thuaju: Talluni! Sigurisht, Allahu do ta nxjerrë atë që ju frikëson. E nëse i pyet, patjetër do të thonë: “Ne thjesht po bënin shaka dhe po luanim” Thuaju: A po talleshit me Allahun, me shenjat e Tij dhe me të dërguarin e Tij?! Mos u shfajësoni! Tashmë keni mohuar, pasi e pranuat besimin. Ne nëse falim ndonjë grup prej jush, (mund të) ndëshkojmë ndonjë grup (tjetër), sepse janë fajtorë. (Et-Teube 9:65-67)

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. kishte zakon që sa herë kthehej nga udhëtimi dhe mbërrinte në Medinë, ai së pari falte dy rekate në xhami. Profeti mbërriti në Medinë nga Tebuku në paradite dhe në fillim ai fale dy rekate. Pas namazit, ai u vendos midis njerëzve në xhami. Gjatë kësaj kohe, e takuan edhe ata persona të cilët qëllimisht nuk kishin marrë pjesë në luftë dhe kishin qëndruar në Medinë. Këta ishin rreth 80 persona, të cilët nuk kishin arsye të mirëqenë, prandaj ata i treguan Profetit s.a.v.s. disa arsye të rreme për mungesën e tyre në luftë. Profeti s.a.v.s. ndonëse dinte se arsyet ishin të pavërteta, ua pranoi ato dhe u dha falje. Ai gjithashtu u mori besëlidhje dhe kërkoi falje për ta prej Zotit.

Në hutben e fundit, është rrëfyer gjerësisht se tre sahabë Hilal ibn Umeja r.a., Murara ibn Rubi’ r.a. dhe Ka’b ibn Maliku r.a. treguan të vërtetën dhe nuk pëlqyen të sajonin diçka të pavërtetë. Ata duruan pakënaqësinë e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. për një kohë, gjatë së cilës ata i përgjëroheshin Zotit për falje dhe u penduan për gabimin e tyre. Allahu ua pranoi lutjen dhe shpalli faljen e tyre në Kuran.

Babai i Muara ibn Rubi el-Ensariut r.a. quhej Rubi’ ibn Adi. I përkiste familjes Amr ibn Auf të fisit Eus të Ensarëve. Sipas një rrëfimi tjetër, ai i përkiste fisit Kuda’a i cili ishte aleat i Benu Amr ibn Aufit. Murara r.a. kishte nder të merrte pjesë në luftën e Bedrit. Siç kam përmendur më lartë, tre sahabë Ka’ab ibn Maliku r.a., Murara ibn Rab’i r.a. dhe Hilal ibn Umeje r.a. ishin prej ensarëve që kishin mbetur në Medinë. Lidhur me këtë ngjarje, nuk gjendet ndonjë dëshmi e veçanet prej Muraras, ashtu siç gjendet prej Ka’b ibn Malikut r.a. Meqë, unë kam rrëfyer dëshminë e tij në hutben e fundit, prandaj nuk ka nevojë të përsëritet këtu.

Utbe ibn Gazvân el-Muhaxhiri r.a. |  عتبة بن غزوان بن جابر

Utbe ibn Ğazvâni r.a. njihej me nofkat Ebu Abdillah dhe Ebu Ğazvân. Utba r.a. ishte në një aleancë me fisin Benu Neufil ibn Abd Munaf. Babai i Utbes quhej Ğazvân ibn Xhabir. Utbeja r.a. ishte martuar me Erde bint Harith.

Sipas dëshmisë së tij, Utbeja r.a. ishte prej shtatë muslimanëve të parë që kishin pranuar Islamin në Mekë. Sipas Ibn Asirit, kur ai ishte mërguar në Ebiseni, ai ishte 40 vjeç. Kur u kthye Utbeja r.a. nge Ebisenia, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ishte akoma në Mekë. Ai qëndroi në Mekë edhe pas ngjarjes së hixhretit të Profetit s.a.v.s. dhe përfundimisht emigroi në Medinë bashkë me Mikdad ibn Amrit r.a. Këta të dy ishin ndër muslimanë të parë.

Hazuri lexoi fragmente nga vepra e Mirza Beshir Ahmed r.a. “Siret Khatimun Nebijin” në lidhje mbi fillimin e xhihadit me anë të shpatës dhe veprimtaritë mbrojtëse të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. për të mbrojtur Muslimanët nga tirania e mosbesimtarëve.

Sipas Tebakatul Kubra, kur Utbe ibn Gazhvani r.a. dhe skallvi i tij i çliruar Hababi r.a. mërguan nga Meka në Medinë, ata kishin strehuar në shtëpinë e Abdullah ibn Selma Axhlanit r.a. Më vonë, kur Utbeja r.a. mbërriti në Medinë, ai qëndroi në shtëpinë e Ibad ibn Bishrit. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. kishte vendosur lidhjen vëllazërore midis Utbe ibn Gazvanit r.a. dhe Ebu Dexhanes r.a. Ka akoma informacion të tjerë lidhur me jetën e tij, të cilin do t’ju rrëfej në hutben e ardhshëm.

Një njoftim i rëndësishëm

Në rastin e 106 vjetorit të gazetës el-Fazl, po lançohet sot zyrtarisht edicioni i saj online nga Londra. Hazret Kalifi II r.a. kishte themeluar këtë gazetë para 106 vjetësh, më 18 qershor 1913, me lejen, lutjen dhe përkrahjen e Kalifit të Parë r.a. Pas ndarjes së Indisë, gazeta u botua për një kohë të shkurtër nga qyteti Lahore dhe nën patronazhin e Kalifit të Dytë r.a. filloi të botohej nga Rebva.

Sot më 13 dhjetor 2019, po lançohet zyrtarisht edicioni online i kësaj gazete të vjetër, e cila mund të arrihet lehtësisht me anë të internetit, në çdo vend të botës. Portali i kësaj gazete është www.alfazlonline.org dhe numri i saj i parë do të publikohet në të.

Ekipi qendror i IT-së ka punuar me pëkushtim për këtë projekt. Në numrin e saj të parë, janë disa shkrime rreth rëndësisë dhe dobisë së kësaj gazete. Në rubrika të ndryshme, mund të lexoni ajetet kuranore si dhe thëniet profetike. Po ashtu mund të shfletoni shkrimet e Mesihut të Premtuar a.s.. Në të, do bë gjejnë vend artikujt e shkrimtarëve dhe autorëve ahmedianë, si dhe poezitë e tyre. Ky portal mund të aksesohet edhe nëpërmjet mjeteve sociale si Twitter si dhe me anë të aplikacionit në Android.

Meqë gazeta është e përditshme, prandaj lexuesit urdufolës duhet të përfitojnë prej saj, po ashtu shkrimtarët dhe poetët duhet të kontribuojnë me krijimet e tyre, që të përmirësohet dhe të ngrihet niveli i punimeve shkencore që botohen në të. Gazeta do të jetë e disponueshme në formë PDF dhe çdo lexues mund ta shkarkojë atë lehtësisht. Çdo të hënë, do të publikohet teksti i përmbledhur si dhe i plotë i fjalimit të xhumasë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp