Nijeti (qëllimi) dhe veprat e njeriut
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Nijeti (qëllimi) dhe veprat e njeriut

hadithe te zgjedhura

Nijeti (qëllimi) e arsyeton veprën

nijetiHazret Omer bin Hattabi r.a., derisa ishte duke folur nga foltorja, rrëfen se e kishte dëgjuar Profetin e shenjtë s.a.v.s. duke thënë:

Të gjitha veprat varen prej qëllimeve dhe çdo njeri shpërblehet sipas nijetit të tij. Pra, kush bën megrim për hir të Allahut e të Profetit të Tij, migrimi i tij, me të vërtetë, do të jetë për Allahun e për Profetin e Tij. Mirëpo, kush bën migrim dhe nijeti i tij është për ta fituar botën apo për t’u martuar me ndonjë grua, migrimi i tij do të jetë sipas nijetit të tij”.

[Sahih el-Buhari, kitab “Bede’el vahj”, bab “Kejfe bede’e-l-vahju ila resulullah s.a.v.s.”, hadithi nr. 1]

Nijeti (qëllimi) për veprat e mira

nijetiHazret Abdullah bin Omeri r.a. rrëfen se e ka dëgjuar Profetin e shenjtë s.a.v.s. duke thënë:

Mysliman i vërtetë është ai, nga gjuha dhe nga duart e të cilit, janë të sigurt myslimanët e tjerë; dhe emigrant i vërtetë është ai, i cili i braktis ato gjëra të cilat i ka ndaluar Allahu”.

[Sahih el-Buhari, kitab “El-iman”, bab “El-muslimu men selimel-muslimune…”, hadithi nr. 10]

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp