PDF Hello world!

Kriza botërore dhe rruga drejt paqes

Bota po kalon një kohë shumë të vështirë e të trazuar. Kriza botërore financiare pothuaj çdo javë nxjerr në krye rreziqe të reja dhe më kërcënuese. Ngjashmëritë me periudhën pak para Luftës së Dytë Botërore vijojnë të referohen, dhe duket qartë që ngjarjet po e shpien botën me një shpejtësi të paprecedentë drejt luftës së tretë të tmerrshme botërore.

Në këtë libër, Shenjtëria e tij, Mirza Masrur Ahmedi, Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia paralajmëron botën për rreziqet që vijnë me shpejtësi drejt saj dhe e udhëzon sesi ajo t’i shpëtojë shkatërrimit e të ndjekë rrugën për të arritur paqen.

Përmbajtja e librit

Fjalime

  • Vështrim islam mbi krizën botërore – Fjalim në Parlamentin Britanik, Londër, 2008
  • Mësimet e Islamit për besnikërinë dhe dashurinë ndaj atdheut – Fjalim në Qendrën ushtarake të Gjermanisë, 2012
  • Pasojat shkatërruese të një lufte bërthamore dhe nevoja vendimtare për drejtësi absolute – Fjalim në xhaminë Bejtul Futuh të Londrës, 2012
  • Rruga drejt paqes: marrëdhëniet e drejta midis shteteve – Fjalim në Senatin e Amerikës, Capitol Hill, Uashington, 2012
  • Çelësi i paqes: bashkimi global – Fjalim në Parlamentin Evropian, Bruksel, 2012
  • A mund të integrohen muslimanët në shoqëritë perëndimore? – Fjalim në xhaminë Bejtur Rashid, Hamburg, 2012
  • Islami, një fe e paqes dhe e dhembshurisë – Fjalim në Parlamentin Britanik, Londër, 2013
  • Paqja botërore, nevoja kritike e kohës – Fjalim në Parlamentin e Zelandës së Re, Uellington, 2013

Letra drejtuar liderëve botërorë

Postime të ngjashme