Para ca ditësh një gazetar i famshëm Mustafa Nano në monologun e tij kontravers citoi një “hadith” mjaft kontravers, po, pikërisht atë që keni lexuar në titullin e kësaj videoje. Unë nuk e fajësoj gazetarin se pse e prezantove fenë time me diçka kaq kontraverse, sepse ai vetëm e ka cituar këtë thënie dhe është në të drejtën e tij të plotë për ta kritikuar atë. Sepse kjo thënie shtron një pyetje të fortë.