Majmunët dhe Engjëjt | Prejardhja e njeriut sipas fesë islame
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Prejardhja e njeriut, evolucioni

Nga e kemi prejardhjen?

Mos u gëzoni, nuk do të flas për historinë e lejlekut, se si ai i sjell fëmijët e vegjël tek oxhaku. Baballarët tanë viheshin në siklet sa herë që u duhej t’u shpjegonin fëmijëve të tyre se si ata kishin lindur. Kohët kanë ndryshuar. Baballarët e sotëm vihen në siklet për një arsye tjetër. Sot kur një baba i thotë të birit se duhet të flasim se si bëhen fëmijët, i biri ja kthen, “Po babi, më thuaj se çfarë do të dish?”

Qeniet njerëzore gjithmonë kanë qenë kureshtarë rreth origjinës së tyre. Darvini nxorri teorinë se e kemi prejardhjen nga majmunët. Kam njohur njerëz që mund të klasifikohen si një brez larg majmunit. Megjithatë, jo e gjithë raca njerëzore mund të klasifikohet si majmunë apo gorilla.

Kërkimi dhe procesi i zbulimit të origjinës dhe evolucionit tonë i ka leverdisur shumëkujt prej nesh. Nëse një kureshtje e tillë nuk do të ekzistonte, nuk do të ekzistonin as departamentet e arkeologjisë nëpër kolegje dhe universitete. Profesionistë të tillë, që paguhen për të gërmuar dheun me lopatëza plastike dhe furça 2-dollarëshe, do mbeteshin pa punë. A nuk është mbreslënës fakti se sa paguan qeveria jonë për fonde edukative? E di që jemi ne ata që paguajmë, përmes taksave tona, por dua ti kujtoj të gjithëve thënien e Uill Roxhers: “Gëzohuni që nuk po merrni të gjithë qeverinë për të cilën po paguani.”

Shumicën e njerëzve, diskutimi rreth origjinës sonë i çon ata tek Ademi a.s., Eva dhe Iblisi (djalli ose Luciferi sipas Biblës). Pikërisht këtu fillon problemi. Keqkuptimi lind sepse ne përpiqemi të përziejmë origjinën e species sonë me caktimin e Ademit a.s. si përfaqësues shpirtëror të Zotit në tokë.

Le të kujtojmë se si Kurani i Shenjtë e rrëfen këtë histori:

Zoti e krijoi Ademin a.s. si Kalif, Zoti i mësoi atij emrat. Ëngjëjt kundërshtuan duke thënë se do të kishte gjakderdhje. Allahu tha se Ai di çka ata nuk e dinë. Zoti i tha Admeit a.s. ti tregonte emrat për të parë nëse ishte i aftë ta bënte. Ëngjëjt u befasuan dhe pranuan se ata kishin dije të kufizuar. Ëngjëjt ranë në sexhde, përveç Iblisit, pasi ai ishte arrogant.

Origjina jonë në këtë tokë si specie njerëzore dhe ajo çfarë thuhet rreth Ademit a.s. janë dy çështje krejt të ndryshme si nga këndëvshtrimi kohor ashtu dhe nga ai kuptimor. Problemi ynë në këtë diskutim rrjedh nga fakti se ne duam t’i sjellim të dyja në një.

Në të vërtetë ne nuk e dimë se sa kohë më parë u zhvillua specia njerëzore. Ndoshta para miliona vitesh, miliarda ndoshta. Në të dyja rastet është një kohë shumë e gjatë. Ademi a.s. ishte në tokë rreth gjashtë mijë vite më parë. Shumë diferencë e madhe kohore mes të dyjave. Miliona apo miliarda vite minus gjashtë mijë vite janë baraz me një hapësirë të stërmadhe kohore.

Komentet në vijim, që kanë lidhje me referencën Kuranore që përmenda më sipër, i kam dëgjuar nëpër disa mbledhje. Ngrihen këto çështje:

  1. Ëngjëjt kuptuan që njeriu do derdhte gjak.
  2. Allahu nuk i dha të drejtë ëngjëjve.
  3. Mesa duket, me çka po shohim sot, ëngjëjt paskan patur të drejtë dhe Zoti e paska patur gabim (Zoti na ruajt!).
  4. Iblisi ishte një ëngjëll.
  5. Ademi a.s. mëkatoi (Zoti na ruajt!) sepse dëgjoi Evën.

Më lejoni të përjashtoj procesin e evolucionit tonë si fillim. Sipas Kuranit të Shenjtë, një evolucion ka ndodhur. Ne ishim pikëza uji pa gjini. Pastaj çiftet u krijuan nga një qelizë apo specie e vetme. Pastaj zhvillime të tjera ndodhën dhe ne u formuan në atë mënyrë sa ishim në gjendje të jetonim lirisht në Tokë. Evolucioni mund të ketë zgjatur me miliona vite, ndërsa shkencëtarët do të vazhdojnë të përpiqen të zbulojnë se kur ka ndodhur. Pa dyshim që ka ndodhur më përpara se 6000 vjet.

Tani le të diskutojmë historinë e Ademit a.s.. Vargjet e Kuranit të Shenjtë nuk flasin në lidhje me krijimin e Ademit a.s.. Aty thuhet se Allahu vendosi ta bënte atë zëvëndës (kalif). Kështu që e gjithë çështja dhe i gjithë diskutimi i ëngjëjve është në këtë kontekst. Le të shohim se si mund ta analizojmë këtë temë në këtë këndështrim të veçantë:

  1. Ademi a.s. u mësua nga Zoti. Ai e vërtetoi para ëngjëjve që ishte në gjendje tua tregonte të tjerëve atë që i ishte mësuar. Kishte shenja se ai ishte një mësues i mirë.
  2. Ëngjëjt po thoshin se me caktimin e Ademit a.s. si Kalif i Zotit do kishte kundërshtarë dhe kjo do përfundonte në gjakderdhje. Ëngjëjt kishin të drejtë sepse Iblisi nuk humbi kohë fare për të kundërshtuar.
  3. Përgjigja e Allahut ishte se Ai e dinte se çfarë do t’u duhet njerëzve për ta ngritur veten e tyre. Plani i Tij i të mësuarit përmes zbulesave dhe profetëve siç ishte Ademi a.s., ishte e vetmja mënyrë e të paturit sukses. Faktikisht, zhvillimi shpirtëror, moral dhe laik i qenieve njerëzore ka përparuar shumë më shpejtë që nga koha e ardhjes së profetëve sesa në çdo kohë tjetër të mëparshme.
  4. Iblisi nuk ishte një ëngjëll. Ëngjëjt si krijesa nuk mund të mos i binden Zotit. Ai ishte forca kundërshtare ndaj vendimit të Zotit për caktimin e Ademit a.s. si kalifin e Tij.
  5. Ka ëngjëj që i binden Allahut por ka edhe njerëz si Iblisi që nuk binden për shkak të mendjemadhësisë së tyre.

Arroganca e Iblisit rrjedh nga fakti se ai ndiente se i takonte atij të ishte në vendin e Ademit a.s.. Ai ishte i bërë prej zjarri. Ai i bën punët plot energji. Ademi a.s. ishte i bërë prej balte. Ai mund të kontrollohej, ndryshohej dhe nuk ishte i fortë sa duhej që t’u bënte ballë forcave kundërshtare (sipas Iblisit).

Kjo ngjarje është përsëritur shumë herë në histori. Hiqe Ademin a.s. dhe në vënd të tij vër Moisiun a.s. dhe në vënd të Iblisit vendos Faraonin, e njëjta histori por me emra të ndryshëm. Faraoni ishte mendjemadhi që donte të ishte imazhi i Zotit në tokë. Nuk kishte shanse që ai të pranonte dikë si Moisiu a.s.. Kjo është e vërtetë në rastet e të gjithë profetëve (kalifët e Allahut).

Nuk është dhe aq me rëndësi se sa miliona vite më parë ne filluam të ekzistonim. Lërini shkencëtarët dhe arkeologët të vazhdojnë të punojnë për këtë gjë. Gjithsecili duhet të fitojë bukën e gojës.

Ajo që ka rëndësi është të kuptojmë se çfarë roli do marrim në historinë e Ademit a.s.. A jemi ne si ëngjëjt që përulen para personit të cilin Allahu e dërgon si profet apo zëvëndës të Tij? Apo jemi ndjekësit e Iblisit, që për shkak të menjdemadhësisë sonë, e refuzojmë atë? Është praktikë e Kuranit të Shenjtë, që sa herë që flitet për profetët e Zotit, përsëritet vargu (ajeti): “Kujtojeni kohën kur dërguam Ademin”

Nga ana tjetër, Eva u fut në telashe sepse ajo ishte e butë, e drejtë dhe e sjellshme. E tillë është natyra e femrës, zemërbutë dhe drejtë, që është thelbësore në rritjen e fëmijëve. Kurani i Shenjtë thotë se ishte një pakujdesi nga ana e Ademit a.s., jo një mëkat.

Po përsa i përket teorisë se Eva u krijua nga brinja e burrit të saj? Është thjeshtë një metaforë. Ashtu siç brinja, edhe gruaja mbron zemrën dhe organet e tjera jetësore të burrit të saj. Ajo duket si një strukturë më vete, ashtu siç duken edhe brinjët, por ama është pjesë integrale e jetës së burrit. Ajo gjithashtu është elastike si brinja, por nëse e tkurr shumë mund të thyhet. Burri të jetë i kujdesshëm ndaj ndjeshmërisë së saj.

Mos u lodhni kot të zbuloni nëse vijmë apo jo nga majmuni. Thjesht kini kujdes të mos jeni i tillë kur një Kalif i Zotit ju dërgon mesazhin e Tij.

Lexoni edhe:

Kush ishte Adami (Ademi)? Profeti apo njeriu i parë në Tokë?

Sipas Kuranit, cila është prejardhja e njeriut? A ka lindur njeriu prej majmunit?

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp