Ardhja e dytë e Mesihut, pa vdekjen fizike të Hazret Isait a.s.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
isai biri i merjemes, jezusi

Allahu i Lartësuar në Kuranin e Shenjtë thotë:

Isa ibn Merjem

Ky është Isai biri i Merjemes. (Dhe kjo është) fjala e vërtetë në të cilën ata dyshojnë.”[1]

Padyshim që nuk ka asnjë person tjetër në historinë njerëzore vdekja e të cilit është një temë kaq e debatuar midis teologëve, historianëve dhe studiuesve sesa vdekja e profetit Isa a.s.. Fetë që rrjedhin nga babai i profetëve, Ibrahimi a.s., u ndanë pikërisht për këtë çështje.

Hebrenjtë kanë bindjen se Hazret Isai a.s. vdiq (Zoti na ruajt!) si një njeri i mallkuar në kryq.

Po kështu, të krishterët besojnë se Hazret Isai a.s. vdiq në kryq, veçse u ringjall prej së vdekuri dhe u ngrit në qiell.

Muslimanët joahmedianë janë të bindur se Hazret Isai a.s. nuk ishte varur fare në kryq, por që një person tjetër mori formën e Hazret Isait a.s. dhe u kryqëzua në vend të tij. Sipas pikëpamjes së tyre, thuhet se Isai i vërtetë është ngritur në qiell me trup dhe shpirt.

Por ne, Xhemati Musliman Ahmedia, jemi njoftuar nga Mesihu i Premtuar a.s. se asnjë nga këto pikëpamje nuk është historikisht, teologjikisht ose shkencërisht e saktë. Në vend të kësaj, shpjegimi i vetëm i arsyeshëm i bazuar në mësimet islame është se Hazret Isai a.s. i mbijetoi kryqëzimit dhe emigroi.

Mesihu i Premtuar a.s. tha:

Nga të gjitha parimet që më janë dhënë të respektoj, një që meriton të përmendet veçanërisht është ai që më është zbuluar nga Vetë Zoti. Ky parim është të përmbahem nga deklarimi i rremë i pasuesve të atyre feve që janë zbuluar nga Zoti përmes profetëve të Tij.”[2]

Mesihu i Premtuar a.s. deklaron se fetë monoteiste janë të vërteta në origjinën e tyre. Përkundër kësaj, ka interpretime të ndryshme që kanë çuar në ndryshime në parime.

Edhe poeti Johan Volfgang Gëte ishte i bindur që Hazret Isai a.s. nuk vdiq në kryq.[3] Edhe sot, historianë të ndryshëm janë të bindur për këtë dhe janë marrë me këtë temë shkencërisht në veprat e tyre, të tilla si Johannes Fried në monografinë e tij “Asnjë vdekje në Golgota (Kein tod auf Golgatha)”.

Në përgjithësi, ideja e ardhjes së Reformatorit ose Mesihut nuk është e zakonshme vetëm në Judaizëm, Krishterizëm dhe Islam. Mund të gjendet në të gjitha fetë kryesore, nën një emër ose në një tjetër.

Pse ngjarja e kryqëzimit është kaq qendrore për të gjitha fetë?

Pyetjet e para që lindin janë si më poshtë:

Pse kryqëzimi është kaq qendror për të gjitha fetë? Dhe çfarë ndodhi gjatë atij kryqëzimi?

Sa i përket pyetjes së parë, duhet të jetë e qartë për të gjithë ahmedianët se çështja e kryqëzimit siguron të gjitha bazat e feve monoteiste: judaizmit, krishterimit dhe muslimanëve joahmedianë. Shkurtimisht:

Nëse dikush provon që Hazret Isai a.s. ishte varur në kryq, por i mbijetoi kryqëzimit dhe emigroi, prishet një nga themelet e besimit të krishterë mbi shlyerjen e mëkatit nga Hazret Isai a.s.. Hebrenjtë do të duhet ta kuptonin se Hazret Isai a.s. kishte të drejtë dhe ishte ende Mesih, pasi ai nuk vdiq me vdekje si një i mallkuar. Për shumë muslimanë që nuk përfaqësojnë besimin e Xhematit Musliman Ahmedia, kjo do të ishte provë se Mesihu i fundit nuk mund të jetë Isai me trup dhe se një person tjetër duhet të paraqitet si profet. Koncepti i Profetit të Fundit do të shembet dhe e vetmja pikëpamje e vërtetë do të ishte ajo e Xhematit Musliman Ahmedia. Prandaj kjo ngjarje luan një rol shumë qendror për çdo fe.

Kush e tradhtoi Hazret Isain a.s.?

Kur Hazret Isai a.s. shpalli se ishte Mesihu, ai u refuzua. Vetëm 12 njerëz i besuan atij, njëri prej të cilëve, domethënë Juda, e tradhtoi Hazret Isain a.s. te kryepriftërinjtë dhe ushtarët, dhe Pjetri e mohoi atë tri herë në mënyrë që të ruhej nga ndëshkimi.[4]

Bibla tregon se Hazret Isai a.s. u akuzua për kryengritje pas shpalljes së pretendimit të tij para guvernatorit Ponc Pilat. Pas disa përpjekjesh për të liruar Hazret Isain a.s., thuhet se ai ishte dorëzuar përballë thirrjeve të njerëzve dhe e kishte dënuar Hazret Isain a.s. me vdekje në kryq.[5]

Kështu ndodhi që Hazret Isai a.s., sipas një historiani romak të shekullit IV me emrin Lactantius, u kryqëzua më 23 mars të vitit 29. Pasi duart dhe këmbët e tij u shpuan me gozhdë dhe u bashkuan me pjesët e kryqit, ai u var. Edhe dy persona të tjerë u gozhduan me të.

Nga ky moment filluan të rrjedhin dhe të ndodhin ngjarje shumë të çuditshme dhe misterioze. Në asnjë pikëpamje fetare këto ngjarje nuk kanë kuptim, përveç në atë të paraqitur nga Mesihu i Premtuar a.s. mbi bazën e mësimit islam. Për shembull, Bibla thotë se hebrenjtë i kërkuan Pilatit që të vrisnin të kryqëzuarit para ditës së Sabatit (së Shtunës). Dhe kështu ndodhi. Këmbët e dy personave që ishin me Isain a.s. ishin thyer sepse ata me sa duket ishin ende gjallë, por Hazret Isai a.s. thuhet se tashmë kishte vdekur. Kur u tejshpua me shtizë në brinjë, gjak dhe ujë rrjedhën nga trupi i tij. Mesihu i Premtuar a.s. përshkruan këtë ngjarje në veprën e tij “Mesihu në Indi”:

Fakti që të dy hajdutët u zbritën të gjallë nga kryqi është provë e mjaftueshme për një njeri të arsyeshëm. Ishte zakon që të dënuarit të hiqeshin të gjallë nga kryqi dhe ata vdisnin vetëm atëherë kur ua thyenin kërcinjtë ose i linin të varur në kryq për disa ditë pa ngrënë dhe pa pirë. Asnjë nga këto nuk vlente për Isain a.s.. Ai nuk mbeti pa bukë e pa ujë, as nuk mbeti i varur në kryq për disa ditë, dhe e as kërcinjtë nuk iu thyen. Duke pandehur se Isai a.s. vdiq, hebrenjtë e harruan tërë këtë ngjarje. Megjithatë, hajdutët u vranë menjëherë duke u thyer kërcinjtë e tyre. Situata do të ishte ndryshe nëse thuhej edhe për ndonjë vjedhës se ka vdekur dhe nuk ka nevojë t’i thyheshin kërcinjtë.”[6]

Mesihu i Premtuar a.s. rendit indikacione të tjera të panumërta, nga të cilat bëhet e qartë se vdekja në kryq mbeti një mister për shumë njerëz në atë kohë.

Me cilin ilaç mjekësor u trajtua Hazret Isai a.s.?

Për shembull, Hazret Isait a.s. iu dha një lëng i bërë nga uthulla gjatë kryqëzimit. Disa studiues flasin për bimën “mandrake”, e cila, kur zhytet në uthull, ka një efekt anestezioni te personi i prekur, kështu që ai perceptohet si i vdekur.[7]

Pastaj Hazret Isai a.s. u trajtua me vajin e famshëm “Melhem Isa”. Ky melhem përmbante përbërës të ndryshëm që përdoren në libra të shumtë mjekësorë si mjete shërimi për plagët. Është gjithashtu befasuese se si gjaku rrjedhi pasi një nga ushtarët e shpoi Hazret Isain a.s. në brinj. Përveç kësaj, shumë aspekte teologjike mund të gjenden me bazë në Bibël, të cilat gjithnjë e më shumë tregojnë se Hazret Isai a.s. i mbijetoi kryqëzimit. Sot ka shtjellime të panumërta shkencore që e mbështesin atë në mënyra të ndryshme gati 100 vjet pasi i tha Mesihu i Premtuar a.s.. Johanes Fried, Holger Kersten ose Elmar R. Gruber janë vetëm disa nga emrat e shumtë që kanë vërtetuar përmes hulumtimeve shkencore dhe eksperimenteve se Hazret Isai a.s. duhet t’i ketë mbijetuar kryqëzimit. Duke pasur parasysh, unë do t’i rekomandoja të gjithë ahmedianëve të studionin me shumë kujdes librin “Mesihu në Indi”.

Çfarë pikëpamje kanë muslimanët rreth kryqëzimit të Hazret Isait a.s.?

Tani do të doja të përqendrohesha në konfliktin e brendshëm te muslimanët, pasi një pjesë e tyre kanë rënë në gabim. Në Kuranin e Shenjtë në lidhje me këtë thuhet:

Isai nuk u vra, arabic

Dhe për shkak të thënies së tyre: “Ne me siguri e kemi vrarë Mesihun, Isain birin e Merjemes, të dërguarin e Allahut”. Ata as nuk e vranë dhe as nuk e kryqëzuan atë, por ashtu u është dukur atyre. Ata që patën kundërshtime në lidhje me të, me siguri ranë në dyshim për të. Përveç ndjekjes së hamendjes, ata nuk kanë aspak dije rreth tij. Ata me siguri nuk e vranë dot atë. Por Allahu e ngriti drejt Vetes. Dhe Allahu është Mbizotërues, i Urtë.”[8]

Nga këto ajete, muslimanët joahmedianë besojnë se Allahu e kishte ngritur trupin dhe shpirtin e Hazret Isait a.s. dhe se ai tani është i ulur në qiell për 2000 vjet dhe duke pritur derisa Dexhalli të shfaqet për të zhvilluar një luftë me të që gjithë njerëzimi mund ta shohë.

Përveç faktit që kjo pikëpamje bie në kundërshtim me mendjen e shëndoshë, si dhe është e papranueshme në gramatikën arabe në lidhje me fjalën “Refe‘a”, kjo pikëpamje e ajetit do të ishte një kontradiktë e madhe me ajetet e shumta të Kuranit të Shenjtë. Kurani tregon se të gjithë profetët vdiqën para ardhjes së Profetit Muhammed s.a.v.s..

A e pranuan sahabët njëzëri vdekjen e Hazret Isait a.s.?

Për një nga ngjarjet më të dhimbshme të periudhës islame, në Sahih el-Bukhari thuhet:

gjithë profetët vdiqën, arabicgjithë profetët vdiqën

Hazret Aisha (Allahu qoftë e kënaqur me të) ka thënë:

“Kur Profeti Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) vdiq, Ebu Bekri ishte në një vend të quajtur es-Sunah. Hazret Umer [i cili më vonë u bë Kalif i Dytë] u ngrit dhe tha: ‘Pasha Allahun! I Dërguari i Allahut nuk ka vdekur!’ Ai tha: “Me të vërtetë! Allahu do ta ringjallë atë nga të vdekurit dhe ai do të presë duart dhe këmbët e disa njerëzve.” Në atë moment erdhi Ebu Bekri dhe zbuloi fytyrën e të Dërguarit të Allahut, e puthi dhe tha: ‘U flijofshin (për ty) nëna ime dhe babai im. O i Dërguari i Allahut s.a.v.s.! Ju jeni i mirë në të gjallë dhe në të vdekur. Pasha Allahun, në duart e të Cilit është jeta ime, Allahu nuk do të të lejojë kurrë të shijosh vdekjen dy herë.” Pastaj ai doli dhe tha: “O i betuar! Mos u nxito.”

Kur foli Ebu Bekri, Hazret Umeri u ul. Hazret Ebu Bekri e lavdëroi dhe e madhëroi Allahun dhe tha: ‘Pa dyshim! Kushdo që adhuroi Muhammedin, ai është i vdekur, por kushdo që adhuroi Allahun duhet ta dijë se Allahu është gjallë dhe nuk do të vdesë kurrë.” Pastaj ai recitoi fjalët e Allahut:

Dhe Muhammedi është vetëm i dërguar. Të dërguarit para tij kanë kaluar. Pra, nëse ai vdes ose vritet, a do t’u ktheheni gjurmëve tuaja? Dhe ai që u kthehet gjurmëve të veta, aspak nuk e dëmton dot Allahun. Allahu me siguri do t’i shpërblejë mirënjohësit. (Surja Ali ‘Imran, 3:145)”[9]

Sahabët e pranuan këtë në heshtje dhe asnjë nga sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta) nuk ngriti kundërshtimin se Hazret Isai a.s. do të jetonte deri në fundin e kohëve. Kjo situatë dëshmon se të gjithë sahabët e Profetit të Shenjtë s.a.v.s. ishin të vetëdijshëm se Hazret Isai a.s., si çdo profet tjetër, kishte vdekur deri atëherë.

Ç’domethënie ka “Ardhja e dytë e Mesihut”?

Deri më sot, të krishterët dhe muslimanët joahmedianë janë duke pritur për kthimin e Hazret Isait a.s..

Hazret Mesihu i Premtuar a.s. tha:

Ardhja e Dytë nuk do të thotë Ardhja e Dytë e Mesihut Isa (historik), Birit të Merjemes. Në të vërtetë, ky term është një metaforë për të treguar pamjen e një personi që i shëmbëllen Isait. Dhe në përputhje me mesazhin dhe zbulimin hyjnor, ky person nuk është askush tjetër veçse vetë autori modest, pra për mua është përdorur (ky term).”[10]

Mesihu i Premtuar a.s. tha:

O miqtë e mi që keni hyrë në një besëlidhje besnikërie me mua, Allahu e mundësoftë që ju të bëni vepra të mira. Sot ju jeni akoma të paktë në numër dhe trajtoheni me përbuzje. Po kaloni një periudhë të vështirë testimi. […] Dëgjoni […] se për ju rruga e fitores nuk është në drejtim të të përdorimit të logjikës së thatë, ose që të ktheni talljen me tallje, ose që t’i përgjigjeni fyerjes me fyerje.”[11]

Më tej Mesihu i Premtuar a.s. tha:

Mos mendoni se Zoti do t’ju lërë të prisheni. Ju jeni një farë që është mbjellë nga dora e Zotit në tokë. Zoti thotë se kjo farë do të shtohet, do të lulëzojë dhe nga çdo anë do të dalin degët e saj dhe do të bëhet një pemë e madhe.”[12]

Si dhe tha:

Zoti [do] t’i bekojë ndjekësit e mi me përparim dhe prosperitet të mahnitshëm. A keni lënë diçka pa u provuar? Nëse do të ishte puna e një qenie njerëzore, kjo pemë do të ishte prerë qëmoti dhe asnjë gjurmë e saj nuk do të ishte lënë.”[13]

Të dashur anëtarë të Xhematit, ne mbajmë frutat e pemës, farat e së cilës janë mbjellë nga Allahu. Dhe kështu ne kemi përgjegjësinë t’i mbajmë këto fryte dhe mësime në të gjithë botën, sepse kemi privilegjin e madh të jemi në Xhematin e Mesihut të Premtuar. Pmund tavarësisht nëse kemi lindur në të ose kemi ecur vetë në rrugën e së vërtetës, të gjithë kemi detyrimin dhe privilegjin e madh të dhënies së mësimeve. Gjithkush ka të drejtë të dijë të vërtetën.

Tani për tani, në një kohë kur pandemia e Koronavirusit e ka goditur gjithë botën, është edhe më e rëndësishme të kapemi fort pas besimit të Allahut dhe t’ua transmetojmë atë të tjerëve. Së shpejti muaji i shenjtë i vetë-reformimit dhe sakrificës është pranë nesh. Le ta forcojmë besimin tonë në këtë Ramazan përmes lutjeve të shtuara, namazeve vullnetare (nafileve) gjatë natës, agjërimit të sinqertë, leximit të thellë të Kuranit dhe shpjegimit të tij në mënyrë që të bëhemi njerëz më të mirë dhe muslimanë shembullorë.

Allahu na dhëntë të gjithë forcën për të bartur mësimet e vërteta të Xhematit të Mesihut të Premtuar a.s. në të gjithë botën! Amin!

LEXONI:


Referenca

[1] Surja Merjem, 19:35.
[2] “Tuhfa-e-Kaisariyyah”, “Ruhani Khazain”, vëllimi XII, botim i vitit 2008, fq. 256.
[3] https://www.focus.de/wissen/mensch/religion/johannes-fried-im-interview-jesus-starb-nicht-bei-kreuzigung-historiker-spricht-ueber-seine-these_id_10249024.html
[4] Bibla, Ungjilli sipas Lukës, kapitulli 22, vargjet 3-6, dhe vargjet 54-60.
[5] Bibla, Ungjilli sipas Lukës, kapitulli 22, vargjet 60-80.
[6] “Mesihu në Indi”, prill 2000, fq. 34-35.
[7] https://www.weltderwunder.de/artikel/das-wahre-leben-nach-dem-tod-ueberlebte-jesus-die-kreuzigung
[8] Surja En-Nisa, 4:158-159.
[9] Sahih el-Bukhari, kitab: “Fadailu As’habun-Nebijji s.a.v.s.”, bab: “Kawlin-Nebijji s.a.v.s.: lew kuntu muttekhidhen khalilen”, hadithi nr. 3667-3668.
[10] Hazret Mirza Ghulam Ahmed a.s., “Teudih-e-Meram”, përkthimi gjermanisht, Frankfurt 2011 fq. 4.
[11] “Izala-e-Auham”, “Ruhani Khazain”, vëllimi III, botimi i vitit 2008, fq. 546-547.
[12] “Testamenti”, Prishtinë 2011, fq. 12.
[13] “Enxham-e-At’hem”, “Ruhani Khazain”, vëllimi XI, fq. 64.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp