Kur u shkrua Kurani? Historiku i zbritjes së Kuranit. Temat e Kuranit. Fakte interesante rreth Kuranit te Shenjtë
Samad Ahmed Ghori dedikoi jetën e tij për t’i shërbyer Islamit. Në vitet 1997 – 2004, ai kreu El-Xhamietul-Islamijje El-Ahmedije, në Kadijan, Panxhab të Indisë, studim shtatëvjeçar për teologjinë Islame dhe për krahasimin e feve. Më pas, një vit shërbeu edhe si pedagog pranë këtij fakulteti. Në vitin 2006, ai u caktua si imam i Xhematit Musliman Ahmedia në Shqipëri. Gjatë viteve 2007 – 2010, kreu fakultetin Gjuhë-Letërsi shqipe. Më pas, gjatë viteve 2012-2014, përfundoi studimet e Masterit në Gjuhësinë Historike.
Ai përktheu në shqip Kuranin e Shenjtë me shpjegime, që u botua në nëntor të vitit 2023. Përktheu disa libra të tjerë nga gjuha urdu dhe anglisht në shqip, si “Si mund të gjendet shpëtimi nga mëkati?“, “Jeta e Muhammedit s.a.“, “Filozofia e mësimeve të Islamit“, “Kriza botërore dhe rruga drejt paqes“, “Thesari i lutjeve“, “Testamenti“, “Komentim i Sures El-Fatiha“, “Fitorja e Islamit“, “Dhjetë argumente për ekzistencën e Zotit” etj.. Aktualisht ai shërben si kryetar i Xhematit Musliman Ahmedia të Shqipërisë.
Kanali i tij në YouTube