Nata e Beraetit – Diçka që duhet të dini për vërtetësinë e saj
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Nata e Beraetit – Diçka që duhet të dini për vërtetësinë e saj

Teolog, gjuhëtar dhe përkthyes
beteja e bedrit

Muaji shaban

Nata e 15 e muajit Shaban, konsiderohet si nata e Beraetit. Muaji i Shabanit vjen mes muajit të Rexhepit dhe të Ramazanit. Emri i këtij muaji vjen nga fjala “shu’b” شعب që do të thotë ndarje ose shpërndarje. Fiset arabe gjatë këtij muaji, për arsye të ndryshme, shpërndaheshin në zona të ndryshme. Për këtë arsye, ky muaj u quajt sha’ban.[1]

Çfarë rëndësie i jepet natës së Beraetit

Imam Tirmidhiu dhe Imam Ibni Maxhah r.a. përmendën disa rrëfime në lidhje me natën e Beraetit. Përmbledhja e tyre është:

ai që agjëron më 14 të shabanit, fal 14 rekate nafile gjatë mesnatës dhe agjëron edhe të nesërmen, lexon 14 herë suren El-Fatiha, shpërblehet sikur ka bërë 20 haxhe të pranueshme dhe sikur ka agjëruar 20 vite.

Thuhet se këto fjalë i sjell Hazret Aliu r.a. duke iu referuar të Dërguarit të Allahut s.a.v.s..  Por këto rrëfime jo vetëm që i rrëzojnë hadithologët por edhe vetë Imam Tirmidhiu r.a. dhe Imam Ibni Maxhah r.a. i quajnë të dobëta.

Përveç kësaj, këto rrëfime kanë edhe shkëputje të rrëfimtarëve. Imam Xhuzij r.a. këto rrëfime i ka quajtur të sajuara. Imam Buhariu r.a., Ebu Zer’a r.a. dhe Ebu Hatimi r.a. arritën në godi që nuk provohet bashkëjetesa e rrëfyesve të këtyre rrëfimeve.

Ka rrëfime edhe për ndriçimin e ambienteve gjatë mesit të muajit të Shabanit, të cilat pas hulumtimeve kanë rezultuar se janë të sajuara dhe u gjet që prapavija e këtij bidati lidhet me një zakon të popullit të vjetër pers, të cilët adhuronin zjarrin këtë festë e bënin pikërisht më 15 Shabanin.

Duhet të ruhemi nga bidatet!

Në lidhje me bidatet, kemi porosinë e Hazret Profetit Muhammed s.a.v.s. të rrëfyer nga Hazret Xhabir Ibni Abdullah r.a., në të cilën, Profeti s.a.v.s. thotë:

“Dijeni se fjala më e mirë është libri i Allahut dhe udha më e mirë është udha e Muhammedit (s.a.v.s.). Vepra më e shëmtuar është bidati dhe çdo bidat është humbje”.[2]

Në një hadith tjetër  i Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha:

“Sigurisht, mësimi më i mirë është Libri i Allahut. Udha më e mirë është udha e Muhammedit (s.a.v.s.) Dhe gjëja më e shëmtuar është krijimi i risive, sepse çdo risi është bidat dhe çdo bidat është humbje dhe fundi i çdo humbjes është xhehenemi”.[3]

Çfarë do të thotë fjala beraet?

Beraet është një fjalë perse që do të thotë “fat”. Nata e Beraetit do të thotë “nata e fatit”. Edhe në gjuhën indiane beraet do të thotë fat. Në Indi kjo fjalë përdoret nga Penxhabi deri në Bengal me të njëjtin kuptim. Ky bidat hyri nga Persia hyri në Irak në kohën e Jahja Ibni Khalid Bermekiut, kur ai ishte hakim (udhëheqës) i Azerbaixhanit, që më pas do të bëhej edhe veziri i Harunur Reshidit…[4]

Muaji i shabanit nuk ka ndonjë epërsi të veçantë. E vetmja gjë që përmendet në hadithe është që një herë Profeti Muhammed s.a.v.s. gjatë këtij muaji plotësoi agjërimet e ramazanit të kaluar, të cilat ai nuk i kishte agjëruar dot për shkak të udhëtimit.[5]

Disa muslimanë e festojnë natën e Beraetit dhe mendojnë se nëse lutesh gjatë kësaj nate sipas mënyrës së lartpërmendur, do të të pranohet dhe Zoti do të të thotë: Më kërko çfarë të duash, sepse të të kam falur të gjitha mëkatet. Gjithashtu, sipas tyre, pikërisht në atë natë, caktohet fati i mirë apo i keq i çdo fëmije.

A përmendet nata e Beraetit në Kuran?

Muslimanët që festojnë natën e Beraetit i referohen edhe një ajeti të Kuranit të Shenjtë për ta lidhur me të. Sipas tyre ai ajet është i sures Duhan:

nata e beraetit“Sigurisht, Ne e kemi zbritur atë në një natë të bekuar…”[6]

Por nata që është përmendur në këtë ajet është nata e Kadrit, e cila është një natë e muajit të Ramazanit. Siç e thotë Zoti i Madhërishëm edhe në suren El-Bekare:

nata e beraetit“Muaji i ramazanit është ai në të cilin u zbrit Kurani”.[7]

Nata e Kadrit është një natë e ramazanit, në të cilën Kurani Famëlartë kishte filluar të zbritej dhe për këtë arsye, ajo natë u quajt e bekuar dhe e llogaritjes (kedr). Pra, si të thuash, Zoti i Madhërishëm në atë natë bëri llogaritjen e së mirës dhe të së keqes gjatë kësaj nate.

Në Kuranin Famëlartë fjala ‘lejl’, që do të thotë ‘natë’ është përmendur 74 herë dhe fjala ‘lejlah’, që gjithashtu do të thotë ‘natë’ është përmendur 8 herë. Asnjëherë as fjala ‘lejl’ e as fjala ‘lejlah’ nuk është përdorur për natën e Beraetit.

Kështu që, në fenë Islame “nata e Beraetit” nuk gëzon ndonjë vend, sepse ajo nuk provohet as nga Kurani Famëlartë, dhe as nga praktika e Profetit Muhammed s.a.v.s..

Nata e Beraetit apo nata e Kadrit?

Të gjitha bekimet që janë të përmendura nëpër rrëfime të ndryshme në lidhje me të ashtuquajtur natën e Beraetit, Kurani Famëlartë ato bekime ia atribuon natës së Kadrit. Siç Kurani Famëlartë thotë:

nata e beraetit“Ne e kemi zbritur Kuranin në natën e Kadrit. Çfarë di ti se çka është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se sa një mijë muaj. Në të zbresin engjëj dhe shpirti me urdhrin e Zotit të tyre, duke sjellë çdo çështje. Atë natë ka paqe dhe kjo vijon derisa të zbardhet sabahu”.[8]

Një tjetër epërsi që i jepet natës së Beraetit është ajo e pranimit të lutjes. Por, këtë gjë Profeti Muhammed s.a.v.s. e përmend për çdo natë. Hazret Ebu Hurejrah r.a. rrëfen:

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: Sunduesi ynë, i Lartëmadhërishmi dhe Bekuesi në pjesën e fundit të çdo nate zbret në qiellin e afërt me tokën dhe bën thirrje: A ka njeri që të Më lutet, që Unë t’ia plotësoj lutjen? A ka njeri që të Më kërkoj diçka, që Unë t’ia jap atë? A ka njeri që të Më kërkoj falje, që Unë t’ia fal mëkatet?[9]

Rrëfim i ngjashëm gjendet edhe në Sahih Muslim. Kështu që:

  • Në lidhje me natën e Beraetit nuk provohet asgjë konkrete as në Kuranin Famëlartë dhe as në hadithet e Profetit Muhammed s.a.v.s..
  • Të gjitha ajetet dhe hadithet që thuhen për natën e Beraetit, i referohen ose natës së Kadrit ose çdo nate të zakonshme.

Edhe historikisht është provuar që nata e Beraetit është një bidat, i sjellë nga paganët persë që adhuronin zjarrin.

Fjala e Imamit të Kohës për natën e Beraetit

Imami i kohës, të cilin I Dërguari i Allahut s.a.v.s. e ka caktuar si Vendimtar dhe Gjyqtar, Hazret Mesihu i Premtuar a.s., kur u pyet për natën e gjysmës së shabanit, u përgjigj:

“Ky zakon, hallva e këtij zakoni etj. të gjitha janë bidate”.[10]

Njëherë duke iu përgjigjur pikërisht kësaj pyetjeje, Hazret Kalifi i Katërt i Mesihut të Premtuar r.a. tha:

“Nata e Beraetit me çfarëdo zakoni, nuk ka vend në praktikën profetike. Nuk përmendet asgjëkund. Sahabet e Profetit s.a.v.s. as nuk e festuan ndonjëherë natën e Beraetit dhe as pasardhësit e tyre dhe as pasardhësit e pasardhësve të tyre.

Nata e Beraetit po të ishte një ditë kaq e rëndësishme, si nuk e paska ditur vetë Hazret Profeti Muhammed s.a.v.s.. … Nuk kemi asnjë udhëzim nga Profeti s.a.v.s. që thotë festoni këtë natë në këtë mënyrë.

Shumë dijetarë kanë hedhur dritë mbi këtë çështje dhe rrëfimet që përmendin natën e Beraetit, ata unanimisht i kanë quajtur si të dobëta ose të sajuara. Ata gjithashtu shtojnë se edhe sikur t’i marrim si të vërteta këto rrëfime, prapëseprapë mënyra siç festohet në këtë kohë nata e Beraetit, nuk ka asnjë bazë. Madje ajo është tërësisht humbje”.[11]

Andaj, nata e Beraetit është një zakon dhe bidat, të cilën duhet ta shmangim. Çdo natë është e bekuar për adhurimin e Zotit. E vetmja natë e veçantë për adhurim që përmendet në Kuranin Famëlartë është ajo e natës së Kadrit.

(E përmbledhur nga e përjavshmja “Al-Fazl International” 05-05-2017 – 11-05-2017, f. 4)


[1] “Umdatul-karij”, pj. 11, f. 82.
[2] “Sahih Muslimi” Kitabul-xhuma.
[3] Sunen Nisai.
[4] “Umdatul-karij”, pj. 11, f. 82-83.
[5] “Fet’hul-Bari” pj. 4, f. 272-273.
[6] Kurani Famëlartë 44:4.
[7] Kurani Famëlartë 2:186.
[8] Suretul-Kedr, Kurani Famëlartë 97:26.
[9] Sahih Buhari, Kitabut-Teuhid.
[10] “Malfuzat”, vëll. 5, f. 297.
[11] Emisioni “Urdu Class”, kanali TV “MTA”, 6 maj 1994.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp