Shpifje, thashetheme dhe përgojime
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Shpifje, thashetheme dhe përgojime

“O ju që besuat, ruhuni shumë nga paragjykimet! Pa dyshim, disa paragjykime janë mëkat. Mos spiunoni dhe mos përgojoni njëri-tjetrin. A do të pëlqente ndokush prej jush që të hajë mishin e vëllait të tij të vdekur?! Ju patjetër që e urreni këtë. Kini druajtje ndaj Allahut. Pa dyshim, Allahu është Pendimpranues, shumë Mëshirëbërës. (Kurani Famëlartë, 49:13)

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Besimtari nuk merret me shpifje dhe nuk e mallkon askënd. Ai nuk është as i pamoralshëm dhe as i paturpshëm”.

(Xhami’ et-Tirmidhi, Kitab: “El-Birru ves-siletu ‘Arr-ResŪlillĀhi s.a.v.s.”, Bab: “ma xhĀ’E FIL-LA’NETI” , Hadithi nr. 1977)

“Paragjykimi është një sëmundje e një ves i tillë që e verbon njeriun dhe e shtyn atë në humnerën e errët të rrënimit. Në të vërtetë, paragjykimi ishte ai që e nxiti atë për të adhuruar një njeri të vdekur. Është po ky paragjykim që i shtyn njerëzit për të privuar Zotin e Plotfuqishëm nga atributet e Tij të krjimit, mëshirës, furnizimit etj. dhe duke e zvogëluar atë në një qenie të panevojshme dhe të padobishme . Prandaj, nuk do jetë teprim nëse them se pjesa më e madhe e xhehenemit, madje tërësia e tij ai do të mbushet për shkak të paragjykimit”. (Mesihu i Premtuar a.s., Melfuzat, vëll. I, f. 62)

“Nuk do të shkosh e të sillesh duke shpifur nëpër popullin tënd, as do të mbash qëndrim kundër jetës të të afërmit tënd. Unë jam Zoti”. (JUDAIZMI, dhjata e vjetër, LEVITIKU 19:16)

“Kështu edhe gjuha është një gjymtyrë e vogël, por mund të mburret për gjëra të mëdha. Ja, një zjarr i vogël se ç’pyll të madh mund të djegë! Po, edhe gjuha është zjarr! Një botë e tërë padrejtësie është gjuha mes gjymtyrëve tona, ajo që e fëlliq të gjithë trupin dhe, e ndezur nga ferri, e bën shkrumb të tërë jetën. E njëmend, të gjitha llojet e egërsirave, të shpendëve, të zvarranikëve dhe të kafshëve të detit mund të zbuten, dhe njerëzit i kanë vënë nën sundim, kurse gjuhën – e keqe e paqetësueshme, plot vrer që sjell vdekjen – asnjë njeri nuk mund ta mbizotërojë. Me të lavdërojmë Zotin edhe Atin, por me të edhe mallkojmë njerëzit e krijuar në përngjasimin e Hyjit”. (Krishtërimi, Dhjata e RE, Jakobi 3:5-9)

“Mos i flisni askujt me ashpërsi sepse ata që drejtohen në këtë mënyrë, do t’ju replikojnë në të njejtën monedhë. Vërtet, replika hakmarrëse është më e dhimbshme dhe goditjet e kundërpërgjigjes mund t’ju lënë të mavijosur. (Budizmi, Dhammapada, Kapitull 10, Dandavagga [Shkopi i ndëshkimit] 133)

Falja në fetë e botës

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp