A lejohet të marrësh kredi bankare për të blerë një shtëpi?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
kredi per shtepi

Islami e ka ndaluar rreptësisht çdo hua mbi të cilën merret ose jepet kamatë. Siç thuhet:

یَااَیُّھَا الَّذِیْنَ آمَنُوْا اتَّقُوا اللّٰہَ وَذَرُوْامَابَقِیَ مِنَ الرِّبَا اِنْ کُنْتُمْ مُؤْمِنِیْنَ فَاِنْ لَمْ تَفْعَلُوْا فَأْذَنُوْا بِحَرْبٍ مِنَ اللّٰہِ وَ رَسُوْلِہِ

O ju që besuat! Druajuni Allahut dhe lëreni atë që mbetet nga kamata nëse jeni (vërtet) besimtarë! E nëse nuk e bëni këtë, pranojeni shpalljen për luftë me Allahun dhe të Dërguarin e Tij. (Kurani i Shenjtë 2:279–280)

Prandaj, çdo shitblerje apo transaksion financiar që përzihet me kamatë është, në çdo rast, i ndaluar [haram]. Megjithatë, nëse një hua është e disponueshme pa kamatë, atëherë nuk ka asnjë dëm në blerjen e një shtëpie ose zhvillimin e biznesit me një hua të tillë.

Nëse pyetja ka të bëjë me blerjen e një shtëpie përmes sistemit të hipotekës që është i përhapur në vendet perëndimore, atëherë në këtë metodë zakonisht merret një hua nga banka ose një institucion financiar. Derisa kjo hua të shlyhet plotësisht, shtëpia mbetet pronë e bankës ose e institucionit financiar. Banka gjithashtu kërkon një shumë shtesë mbi këtë hua, për të cilën thonë se është për shkak të zhvlerësimit të parasë.

Duke qenë se në këto vende jo çdo person mund të blejë lehtësisht një shtëpi, qoftë edhe për banim personal, ata ose duhet të jetojnë gjatë gjithë jetës në një shtëpi me qira, nga e cila nuk përfitojnë asgjë tjetër përveç banimit, sepse megjithëse paguajnë një shumë të madhe qiraje gjatë jetës, ajo shtëpi nuk bëhet kurrë pronë e tyre; në këto rrethana domosdoshmërie, mund përfitojnë nga mundësia e hipotekës për të blerë një shtëpi për banim. Për këtë, ata paguajnë këste hipoteke, të cilat janë afërsisht sa qiraja që do të paguanin. Por përfitimi është se pas shlyerjes së këtyre kësteve, shtëpia bëhet pronë e tyre.

Prandaj, blerja e një shtëpie përmes hipotekës konsiderohet një gjendje domosdoshmërie dhe detyrimi [arab. “iz’tirar”], nga e cila mund të përfitohet vetëm në masën e blerjes së një shtëpie për banim personal. Mirëpo, përdorimi i kësaj metode për të blerë vazhdimisht shtëpi pas shtëpie si biznes nuk është në asnjë mënyrë i saktë dhe Xhemati jo vetëm që nuk e inkurajon këtë, por e ndalon atë.

Related Questions by Topics
Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem
Share via