Surja El-Leheb | Tefsir në shqip
Hazret Mirza Bashiruddin Mahmud Ahmedi (r.a.)
Kalifi i Dytë i Mesihut të Premtuar r.a.Përshkrim i librit
Në vend të parathënies
Redaksia e webfaqes ka kënaqësinë t’ju sjellë përkthimin e tefsirit (komentim) për suren 111 El-Leheb, nga “Tefsir-e-Kebir”, i shkruar nga Hazret Mirza Bashiruddin Mahmud Ahmed r.a., Kalifi i Dytë i Mesihut të Premtuar.
Në këtë tefsir të gjerë dhe thellësisht analitik, autori ndër të tjera shpjegon se Surja El-Leheb nuk ka të bëjë thjesht me një person të vetëm, siç është paraqitur në disa tefsire klasike, por përmban një profeci të thellë rreth forcave që, në periudha të ndryshme të historisë, do të përpiqen ta godasin dhe ta zhdukin Islamin, si dhe përfundimin e tyre të pashmangshëm.
Një nga boshtet kryesore të këtij komentimi është shpjegimi i fenomeneve të Dexhallit dhe të Jexhuxhëve e Mexhuxhëve, jo vetëm si figura tradicionale, por si realitete historike dhe shoqërore që shfaqen në forma të ndryshme përgjatë kohës. Autori analizon rolin e tyre në dobësimin e fesë, përhapjen e materializmit dhe konfliktet globale, duke i lidhur këto me profecitë kuranore dhe zhvillimet e botës moderne.
Ky përkthim do të publikohet pjesë pjesë, kapitull pas kapitulli, me qëllim që lexuesi të ketë mundësi të ndalet, të reflektojë dhe ta përvetësojë më mirë përmbajtjen.
Libri i plotë në format PDF do të publikohet pasi të dalë në dritë botimi i tij, inshaAllah.
Redaksia