Deri kur mund të falet namazi i Bajramit?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Deri kur mund të falet namazi i Bajramit?

Bajrami festa e bajramit

Koha e namazit të Bajramit fillon kur dielli të ketë lindur mjaftueshëm dhe mbaron përpara se ai të kalojë zenitin. Hazret Imam Shafei r.a. thotë:

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. i shkroi Hazret ‘Amr bin Hazemit, i cili gjendej në Nexhran, që Kurban Bajramin ta falte herët dhe ta vononte Fiter Bajramin dhe t’u bënte vaz njerëzve.[1]

Diejtarët e fikhut janë të një mendimi se koha e namazit të Bajramit fillon kur dielli të ketë lindur mjaftueshëm, sa një ose dy hanxhare, që do të thotë rreth gjysmë ore pas lindjes së diellit dhe mbaron përpara se dielli të kalojë zenitin, e që do të thotë përpara se të fillojë koha e namazit të drekës.


[1] Es-Sunen El-Kebir lil-Bejheki, kitab Salatil-Idejn, bab el-ghuduvvi ilel-idejn.

Related Questions by Topics
Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp