A është tatuazhi haram në Islam? Çfarë thotë mësimi islam?
Hazret Mirza Masrur Ahmed (a.b.a.)
Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimishtTë bësh ose të vendosësh tatuazh nuk është e lejueshme. Kjo është ndaluar në hadithe, ku Allahu i Madhërishëm i ka dënuar me fjalë shumë të ashpra ata që praktikojnë tatuazhin dhe ata që bëjnë tatuazh për hir të zbukurimit. (Sahih el-Buhari, Kitab el-Libas, Bab el-Mutefellixhati lil-Husn)
Qëllimi pas bërjes së një tatuazhi është ta shfaqësh atë ose të tërheqësh gjininë e kundërt në mënyrë të palejueshme. Për këtë arsye, njerëzit zakonisht i bëjnë tatuazhet në pjesë të trupit që më pas mund t’i ekspozojnë para publikut. Mirëpo, edhe nëse dikush e bën tatuazhin në pjesë të trupit që duhet të mbulohen, mendësia mbetet e njëjtë: që në momente të veprave të këqija dhe imoralitetit t’i tregojë këto tatuazhe gjinisë së kundërt. Të dyja këto forma janë të palejueshme, sepse bien ndesh me mësimet islame.
Për më tepër, tatuazhet janë lidhur edhe me një sërë problemesh fizike dhe shëndetësore. Për shembull, gjëndrat e djersës nën lëkurë preken rëndë në zonat ku ka tatuazh. Pra, tatuazhi e zvogëlon djersitjen në ato pjesë të trupit, gjë që është e dëmshme për shëndetin.
Po ashtu, duke qenë se tatuazhet bëhen të përhershme në lëkurë, ndodh që me rritjen ose zvogëlimin e trupit të ndryshojë edhe forma e tatuazhit, duke e bërë atë të duket i shëmtuar në vend që të duket ‘i bukur’. Më pas, persona të tillë fillojnë ta konsiderojnë atë si një barrë prej së cilës nuk mund të çlirohen. Pra, qoftë edhe për këtë arsye të vetme, bërja e tatuazhit është e kotë dhe e pakuptimtë.