Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Istihara – namazi dhe lutja për të kërkuar mirësi në çështje të caktuara

Vula e Profetëve dhe mëshirë për të gjithë botën
lutje e Profetit

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. i udhëzoi sahabët e tij të luten për mirësi para se të bënin çdo punë, qoftë të kësaj bote, qoftë të besimit, në mënyrë që të gëzojnë bekimin e Zotit dhe sukses në punët e tyre. Kjo lutje quhet Salatul istihara (namazi për të kërkuar mirësi).

Në namazin istihara falen dy nafile. Në rekatin e parë recitohet surja El-Kafirun pas sures El-Fatiha dhe në të dytin surja El-Ihlas pas El-Fatihasë. Në rekatin e fundit kur jeni të ulur, pasi të keni thënë teshehudin, salavatet dhe lutjet e praktikuara, të bëni lutjen e mëposhtme me shumë përulësi e përgjërime:

istihara lutjeO Allah! Të kërkoj të mirën sipas dijes Sate dhe Të kërkoj fuqinë me anë të fuqisë Sate. Të kërkoj bekimin Tënd madhështor. Sepse Ti ke fuqi e unë nuk e kam, Ti di e unë nuk di dhe Ti zotëron dije të plotë për të padukshmet.

O Allah! Nëse Ti e di se kjo çështje është e mbarë për mua, për besimin tim, për jetën time dhe për përfundimin e saj, caktoje për mua, lehtësoje për mua dhe, më pas, edhe bekoje për mua.

Dhe nëse Ti e di se kjo çështje është e keqe për mua, për besimin tim, për jetën time dhe për përfundimin e saj, largoje prej meje, edhe mua më largo prej saj dhe më cakto të mirën kudo që të gjendet ajo dhe më pas bëje atë të pëlqyeshme për mua.

(Tirmidhiu, Kitabul-vitr, bab salatil-istihara; Ibni Maxha, Kitabus-salat, bab ma xha’a fis-salat)