بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ
“(Lexoj) me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit”.
2. تَبَّتْ يَدَا أَبِي لَهَبٍ وَتَبَّ
Iu thafshin duart Ebu Lehebit dhe u shkatërroftë (edhe) ai!
Kuptime leksikore
Tebbet تَبَّتْ، تَبَّ
Tebbet është forma e vetës së tretë, numri njëjës, gjinia femërore e foljes tebbe. Folja تَبَّ يَتُبُّ تَبًّا tebbe jetubbu tebben ka kuptimin: هَلَكَ وَخَسِرَ heleke ve khasire, d.m.th. u shkatërrua dhe pësoi humbje. Kur përdoret shprehja تَبَّتْ يَدَاهُ tebbet jedahu, kuptimi është: ضَلَّتَا وَخَسِرَتَا dalleta ve khasireta, d.m.th. të dyja duart e tij pësuan humbje dhe u shkatërruan. (Akrab)
Në Mufredat të Imam Ragibit është shkruar: التَّبُّ وَالتَّبَابُ الِاسْتِمْرَارُ فِي الْخُسْرَانِet-tebbu vet-tebabu el-istimraru fil-khusran domethënë: التَّبُّ وَالتَّبَّابُ et-tebbu dhe et-tebab (që janë rrënjë të foljes tebbe) kanë kuptimin: vazhdimësi në humbje. Dhe kuptimi i تَبَّتْ يَدَا أَبِي لَهَبٍ tebbet jeda ebi lehebin është: اسْتَمَرَّتْ فِي خُسْرَانِهِ istemarret fi khusranihi, d.m.th. dy duart e Ebu Lehebit vazhdimisht do të pësojnë humbje.
el-jed الْيَدُ
el-jed ka kuptimin: الْكَفُّ el-keffu d.m.th. dora. Po ashtu ka kuptimin: الْجَاهُ وَالْوَقَارُ el-xhahu vel-vekaru d.m.th. nderi dhe pozita. Gjithashtu: الْقُوَّةُ وَالْقُدْرَةُ وَالسُّلْطَانُ وَالْوِلَايَةُ el-kuvvetu vel-kudretu ves-sultanu vel-vilajetu d.m.th. forca, fuqia, sundimi dhe pushteti. Po ashtu: الْجَمَاعَةُ el-xhemaatu d.m.th. bashkësia. Dhe: النِّعْمَةُ وَالْإِحْسَانُ en-ni’metu vel-ihsanu d.m.th. mirësi dhe begati. (Akrab)
el-eb الْأَبُ
el-eb: الَّذِي يَتَوَلَّدُ مِنْهُ آخَرُ مِنْ نَوْعِهِ el-ledhi jetevelled minhu akharu min neuihi d.m.th. ajo qenie prej së cilës lind një tjetër i të njëjtit lloj; pra, babai. Gjithashtu eb ka kuptimin: مَنْ كَانَ سَبَبًا فِي إِيجَادِ شَيْءٍ أَوْ إِصْلَاحِهِ أَوْ ظُهُورِهِ men kane sebeben fi ixhadi shej’in ev islahihi ev zuhuri-hi d.m.th. kushdo që është shkak për krijimin, përmirësimin ose shfaqjen e një gjëje, edhe ai quhet “eb”. (Akrab)
Leheb لَهَبٌ
Leheb لَهَبٌ është edhe rrënja e foljes لَهِبَ lehibe, edhe emër. لَهِبَتِ النَّارُ lehibeti en-naru ka kuptimin: اشْتَعَلَتْ خَالِصَةً مِنَ الدُّخَانِ ishtaalet khaliseten mined-duhan d.m.th. zjarri u ndez me një flakë të pastër, pa tym. Dhe اللَّهَبُ el-lehebu ka kuptimin: لِسَانُ النَّارِ lisanun-nar d.m.th. flaka e zjarrit. (Akrab)
Pra, Ebu Leheb do të thotë: “babai i flakëve”, domethënë krijuesi i gjërave që ndezin zjarrin.
Tefsir
Argument madhështor për vërtetësinë e Profetit s.a.v.s.
Një ndër argumentet e fuqishme për vërtetësinë e Profetit Muhammed dhe për faktin se ai ishte i dërguar nga Allahu, është se që kur ai bëri shpalljen e misionit të tij me urdhrin hyjnor, deklaroi se në qëllimin për të cilin ishte ngritur, ai patjetër do të kishte sukses. Ishte paralajmëruar gjithashtu se ndonëse bota do ta kundërshtonte, askush nuk do të mund t’i bënte dot dëm, as edhe një fije floku. Ai ishte ai gur këndi që kushdo që do të përplasej me të do të copëtohej e do të shkatërrohej.
Historia dëshmon se kjo deklaratë e tij doli e vërtetë. Pas kësaj shpalljeje, u ngritën stuhi të mëdha kundërshtimi; njerëzit hartuan plane për ta vrarë dhe bënë përpjekje për t’i zhdukur pasuesit e tij. Në rrethana të tilla, kur nuk dukej asnjë shpresë për sukses, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. vazhdimisht shpallte se do të fitonte, se Islami do të përhapej në Lindje e në Perëndim, se e gjithë bota do të mblidhej nën flamurin e tij.
Dhe jo vetëm kaq. Ai gjithashtu tregoi se pasi Islami të vendoste një sundim të fuqishëm, do të vinte një kohë kur pasuesit e tij do të ndalonin së vepruari sipas Kuranit të Shenjtë. Ata do të pësonin rënie dhe dobësim. Sundimet e tyre do të shuheshin dhe disa kombe të reja, që do të merrnin pushtetin, do t’i shtypnin vendet islame, dhe Islami do të mbetej pa përkrahje dhe pa mjete. Atëherë Allahu do ta dërgonte përsëri në botë frymën e Profetit Muhammedit, të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., dhe Islami do të ringjallej. Armiqtë e tij do të zhdukeshin dhe Islami do të ngrihej sërish.
Këto janë lajme që i gjejmë me shumicë në Kuranin e Shenjtë, dhe lajme të tilla, me hollësitë e tyre, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ua ka treguar sahabëve të tij, prej të cilave disa janë ruajtur në librat e hadithit dhe kanë arritur deri tek ne. Dhe të gjitha këto janë përmbushur fjalë për fjalë.
Prandaj, në një kohë kur nga jashtë nuk dukej asnjë shpresë për sukses, të japësh lajme për përparimin dhe ngritjen, pastaj të paralajmërosh rënien e umetit pas kësaj ngritjeje, e më pas të thuash se pas kësaj rënieje do të vijë përsëri ngritja, kjo nuk mund të jetë thjesht pjellë e imagjinatës. Përkundrazi, këto lajme i janë dhënë Profetit Muhammed s.a.v.s. nga vetë Allahu, dhe pikërisht për këtë arsye janë përmbushur në rrethana të jashtëzakonshme. Prandaj përmbushja e këtyre lajmeve është një provë shumë e fortë për vërtetësinë e tij dhe tregon se ai ishte i dërguar nga Allahu.
Sot vendet evropiane kanë arritur kulmin e zhvillimit. Qytetërimi i tyre, kultura e tyre dhe shpikjet e tyre e kanë lënë të habitur gjithë botën, dhe ata vetë i paraqesin këto si dëshmi të epërsisë së tyre. Sot sytë e çdo vendi drejtohen nga ata dhe vendet e tyre konsiderohen burimi i çdo lloj dijeje.
Ato shtete myslimane, nga të cilat dikur dridhej bota, përpara të cilave evropianët uleshin si nxënës, dhe kuajt e të cilëve shkelën tokat e tyre, sot janë tkurrur dhe janë kufizuar në zona të vogla. Ai luan, përpara të cilit të gjitha vendet ishin si minj, sot është bërë aq i dobët saqë këta minj vrapojnë mbi trupin e tij, e shqyejnë dhe ai nuk ka fuqi t’i largojë.
Myslimani i sotëm është bërë i dëshpëruar dhe mendon se Islami sot është, por nesër nuk do të jetë. Dhe kushdo që shkon në vendet evropiane dhe e sheh me sytë e tij përparimin dhe ngritjen e tyre, kthehet i mbushur me dëshpërim dhe përhap idenë se tani Islami është lënë në mëshirë të fatit dhe se nuk ka më mundësi për t’u ngritur përsëri.
Sepse nga njëra anë armiqtë i kanë shkatërruar fuqinë politike, ndërsa nga ana tjetër vetë pasuesit e Islamit e kanë lënë Islamin dhe e kanë marrë Evropën si udhëheqës, duke e konsideruar ndjekjen e saj si krenari. Ata kanë harruar se libri që i është dhënë myslimanit si një sistem i plotë jete nuk është për këtë që ai të kërkojë udhëzim nga të tjerët, por që të tjerët të ndriçohen nga drita e tij dhe që, duke e ndjekur atë, të përfitojnë si në këtë botë ashtu edhe në tjetrën.
Parashikimet për ngritjen dhe rënien e Islamit
Në të vërtetë, rënia e Islamit dhe kjo ngritje e vendeve evropiane është gjithashtu një dëshmi shumë e fortë e vërtetësisë së Profetit Muhammed s.a.v.s., sepse vetë ai i ka treguar të gjitha këto lajme trembëdhjetë shekuj më parë, dhe i ka treguar me aq hollësi sa njeriu mbetet i habitur. Kur i lexon këto profeci, të duket sikur, ashtu si shfaqet një film në kinema, po ashtu i janë shfaqur Profetit Muhammed s.a.v.s. në “perde” të gjitha gjendjet me të cilat Islami do të përballej. Ndodhja e këtyre ngjarjeve, njëra pas tjetrës, ia vuri vulën vërtetësisë së tij, sepse një dije për të padukshmen, aq e gjerë sa ajo që shpalli ai, nuk mund t’i bëhet e ditur askujt, derisa Zoti, Njohësi i së fshehtës, të mos ia tregojë.
Pra, kjo dobësi e Islamit, kjo gjendje e tij e dobësisë dhe e braktisjes, nuk është që ne të trembemi e të dëshpërohemi. Përkundrazi: i njëjti Zot që e njoftoi të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. për rënien e Islamit, dhe ai ua përcolli sahabëve të tij, dhe ajo u përmbush fjalë për fjalë, po Ai Zoti i dha edhe një lajm tjetër: se Islami do të ngrihet përsëri, do të përparojë sërish dhe do të dalë fitimtar mbi armiqtë e vet; ata që do t’i përplasen do të shkatërrohen dhe flamuri i Islamit do të valojë mbi gjithë botën.
Por të gjitha këto do t’i bëjë vetë Allahu i Lartësuar. Ashtu siç ndodhi në kohën e Profetit Muhammedit s.a.v.s., po ashtu edhe në epokën e fundit fryma e Profetit Muhammedit s.a.v.s., do të vijë përsëri në botë, do të tërheqë ndihmën e Allahut dhe mirësinë e Tij; dhe ushtritë e engjëjve do të zbresin nga qielli e do t’i bëjnë të dobëtit të fuqishëm dhe trashëgimtarë të sundimeve.
Prandaj, për një mysliman nuk ka arsye të humbasë shpresën. Ai duhet të mbahet fort pas udhëzimit të Profetit Muhammed s.a.v.s., dhe duhet të jetë i angazhuar në përpjekje të vazhdueshme, sepse duke përdorur mjetet e duhura, mund të arrijë qëllimin sa më shpejt. Me bindje të plotë, ai duhet të presë kohën, për të cilën ka dhënë lajm Profeti Muhammedi s.a.v.s..
Më poshtë po përmendim disa prej atyre lajmeve që në Kuranin e Shenjtë dhe në hadith janë thënë për kohën tonë, dhe që lidhen me përmbajtjen e sures el-Leheb, paralajmërime të cilat ia shtojnë besimin myslimanit duke parë se si lajmet e shpallura trembëdhjetë shekuj më parë po përmbushen, dhe ai bindet se edhe lajmet e tjera, që lidhen me përparimin e Islamit, do të përmbushen po njësoj siç u përmbushën këto.
Pra, duhet ditur se në epokën e fundit, ndër fatkeqësitë dhe trazirat me të cilat Islami kishte për t’u përballur, përmenden veçanërisht dy “entitete”. Arsyeja pse trazirat e shkaktuara prej tyre përmenden në mënyrë të veçantë është se prej tyre Islami do të pësonte dëme kolosale. Njëra është quajtur me emrin Dexhall, ndërsa tjetra është quajtur me dy emërtime sipas dy shfaqjeve të tij: Jexhuxhë dhe Mexhuxhë.
VAZHDON …(Pjesët e tjera së shpejti këtu, inshaAllah! Kontrolloni herë pas here për përditësime.)