Zyrtari nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë vizitoi Qendrën e Xhematit Musliman Ahmedia në Prishtinë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Zyrtari nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë vizitoi Qendrën e Xhematit Musliman Ahmedia në Prishtinë

Dr. Sebastian Leuschner Ambasada Gjermane Prishtinë

Më 10 mars 2023, një përfaqësues zyrtar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, z. Dr. Sebastian Leuschner, Shef i Divizionit të Komunikimit, Çështjeve Kulturore, Protokollit, Politikës Klimatike dhe Çështjeve Politike, vizitoi selinë e Xhematit Musliman Ahmedia të Kosovës në Prishtinë. Gjatë vizitës, z. Leuschner iu dha një pasqyrë e historisë së themelimit të Xhematit Musliman Ahmedia dhe në Kosovë gjithashtu.

Përveç diskutimit të historisë dhe aktiviteteve të Xhematit Musliman Ahmedia në Kosovë, vizita e Përfaqësuesit të Ambasadës së Gjermanisë, z. Dr. Sebastian Leuschner, ofroi gjithashtu një mundësi për t’u thelluar në tema të tilla si: ardhja e dytë e Jezusit si dhe dallimet ndërmjet Xhematit Musliman Ahmedia dhe bashkësive të tjera islame. Z. Leuschner ishte i impresionuar nga slogani i Xhematit Musliman Ahmedia “Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd”, i cili pasqyron përkushtimin e organizatës për paqen dhe harmoninë.

Dr. Sebastian Leuschner Ambasada Gjermane Prishtinë

Përfaqësuesit e Xhematit Musliman Ahmedia po ashtu theksuan aktivitetet fetare, kulturore dhe edukative të ndërmarra nga organizata në Kosovë, duke përfshirë tri degët e vendosura në Pejë dhe Mitrovicë. Misioni paqësor i Xhematit Musliman Ahmedia, njohja e saktë e Islamit dhe sistemi i Kalifatit u diskutuan gjithashtu, së bashku me aktivitetet e Kalifit të Kohës (Allahu e ndihmoftë).

Dr. Sebastian Leuschner Ambasada Gjermane Prishtinë    Dr. Sebastian Leuschner Ambasada Gjermane Prishtinë

Më pas, z. Leuschner iu prezantua një video e shkurtër hyrëse mbi Konceptin e Vërtetë të Kalifit të Islamit, e cila i bëri përshtypje me udhëheqjen shpirtërore dhe udhëzimin e Khalifatul-Masih V (Allahu e ndihmoftë). Në bisedë u trajtuan edhe tema aktuale dhe zgjidhje islame.

Shikoni videot:

Dr. Sebastian Leuschner Ambasada Gjermane Prishtinë

Si një gjest i vullnetit të mirë, përfaqësuesit e Xhematit Musliman Ahmedia i dhuruan z. Leuschner disa libra në anglisht, duke përfshirë: “Islam’s Response to Contemporary Issues (Përgjigjja e Islamit ndaj çështjeve bashkëkohore)”, Kalifi i Katërt i Mesihut r.h. dhe “Xhemati Musliman Ahmedia – një paraqitje e shkurtër”, “Filozofia e mësimeve të Islamit” – Mesihu i Premtuar a.s., “Jeta e Muhammedit s.a.v.s.” – Kalifi i Dytë i Mesihut r.a., “Kriza botërore dhe rruga drejt paqes” – Kalifi i Pestë i Mesihut (Allahu e ndihmoftë).

Dr. Sebastian Leuschner Ambasada Gjermane Prishtinë Kosovë

Gjatë vizitës, të dyja palët diskutuan për projektet e ardhshme dhe ranë dakord për rritjen e kontakteve të tyre për bashkëpunim të mëtejshëm.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp