Katër qëllime të lutjes
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
qellimi i lutjes, duaja si behet

Duaja (lutja) që Libri i Pastër i Allahut të Madhërishëm obligoi për muslimanët, ka katër qëllime:

1) Që ty të forcohet besimi në Njëshmërinë e Zotit përmes kthimit tek Ai në çdo moment dhe në çdo situatë, sepse duke iu lutur Zotit për diçka, ti pohon se vetëm Ai të plotëson dëshirat.

2) Që të forcohet besimi, kur të pranohet lutja e të realizohet dëshira.

3) Që të shtohet dija e urtësia, nëse mëshira e Zotit shoqërohet edhe me forma të tjera.

4) Që të shtohet njohja ndaj Zotit, në rast se Zoti të jep premtimin për pranimin e lutjes në formë shpalljeje (ilhami) apo ëndrre, dhe më pas të ndodhë ashtu siç të ishte paralajmëruar. Njohja e Zotit, më pas, të shton bindjen, bindja të shton dashurinë dhe dashuria ndaj Zotit të mundëson shpëtimin nga çdo mëkat dhe nga çdo i adhurueshëm tjetër përveç Allahut. Ky pikërisht quhet shpëtimi i vërtetë.

Por nëse dikujt i plotësohen dëshirat vetvetiu, pa qenë ai i lidhur me Zotin, në fund, të gjitha dëshirat e tij i kthehen në dëshpërime; të gjitha qejfet e dynjasë, i kthehen në brenga; të gjitha rehatitë i shndërrohen në dhimbje e pikëllime.

Por qartëpamësia si dhe njohja e Zotit që i jepen njeriut për shkak të lutjes, kurrë nuk përfundojnë. Bekimi që i jepet nga thesari qiellor për shkak të lutjes së tij, kurrë nuk i pakësohet e as nuk i soset. Përkundrazi, njohja dhe dashuria e njeriut për Zotin sa vjen e shtohet dhe njeriu, përmes kësaj shkalle që është lutja, ngjitet lart e më lart në Firdeus.[1]

Zoti im Bujar dhe i Plotfuqishëm ka zakon që shpesh vonon dhe ngadalëson shprehjen e vullnetit të Tij pas pranimit të lutjeve, në mënyrë që fatligjtë dhe të nxituarit të largohen, dhe bekimet e veçanta të Tij, Ai t’ua japë vetëm atyre që janë shënuar si fatlumë në “regjistrin” e Tij.[2]

Me anë të lutjes ne komunikojmë me Zotin e Madhërishëm. Kur njeriu i lutet Zotit me sinqeritetin, me besimin në Njëshmërinë e Tij, me dashurinë, çiltërsinë dhe besnikërinë ndaj Tij, dhe nuk lodhet duke u lutur gjersa bëhet gati të asgjësohet, atëherë atij i manifestohet Ai Zot i Gjallë që është i fshehur për shumë njerëz.

Qëllimi i lutjes nuk është thjesht që ne të arrijmë dëshirat tona të kësaj bote. Por, [qëllimi kryesor] është që pa i parë shenjat e fuqisë së Zotit që shfaqen pas pranimit të lutjes, asnjë njeri nuk mund ta gjejë dot Atë Zot të Vërtetë dhe të Madhërishëm, të cilin shumica e njerëzve e kanë braktisur.[3]

LEXONI:


[1] Tefsir i Kuranit, vëll 7 (vëll. 3), Kadijan, Indi, gusht 2004, f. 209; Revista “Review of Religions”, vëll. 3, f. 50 – 51.
[2] Tefsir i Kuranit, vëll 7 (vëll. 3), Kadijan, Indi, gusht 2004, f. 209; “Maktubat-e-Ahmedia, vëll. 5, pj. 1, f. 34.
[3] Tefsir i Kuranit, vëll 7 (vëll. 3), Kadijan, Indi, gusht 2004, f. 204 –  205; “Ejjamus-Suleh” f. 10 – 12.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp